E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE-Kosove dialogu per vizat brenda vitit


Dialogu mes Kosovës dhe Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave do të nisë në fund të vitit.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i zyrës ndërlidhëse të KE në Prishtinë, Kaldun Sino, gjatë prezantimit të raport-progresit për Kosovën.

Sipas raport-progresit, KE zotohet për lidhjen e marrëveshjeve tregtare mes Kosovës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

KE propozon gjithashtu që të nisë një dialog të strukturuar për sundimin e ligjit me Kosovën, e cila nga ana e saj duhet të hartojë një axhendë gjithëpërfshirëse për veriun.
Veriu përbën një sfidë jo vetëm për institucionet e Kosovës, por edhe për vetë misionin EULEX

Progres-Raporti i KE për Kosovën
“Veriu përbën një sfidë jo vetëm për institucionet e Kosovës, por edhe për vetë misionin EULEX”, deklaron KE.

Në raport vlerësohet më tej se Kosova ka bërë progrese të kufizuara në të gjitha fushat, ndërkohë që sfida kryesore mbetet integrimi i serbëve të veriut dhe zhbllokimi i situatës atje.

Gjithashtu, nënvizohet në raport, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krijimi i një administrate jopolitike janë cështje që do ta shoqërojnë Kosovën për një kohë të gjatë.

Qeveria kosovare por edhe ato të vendeve fqinje të saj që kanë njohur pavarësinë, kërkojnë heqjen e vizave për shtetin e ri në mënyrë që në Ballkan të mos krijohen ishuj.

Gjithashtu, disa herë në takimet me zyrtarët evropianë, qeveria kosovare ka kërkuar vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me vendet e BE-së, me qëllim zhvillimin e ekonomisë. 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Evans: Historia në anën e Kosovës së pavarur
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Australisë dhe kryetar i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Gareth Evans, konsideron se “historia është plotësisht në anën e Kosovës së pavarur, e cila e ka vendin e vet në bashkësinë ndërkombëtare”. Thaci: Presim njohjen nga Egjipti
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha të mërkurën se pret që Egjipti ta njohë pavarësinë e Kosovës. Zarif Farid, përfaqësuesi i OKB-së për Kosovën
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun ka njoftuar emërimin e diplomatit Zarif Farid, nga Afganistani, si përfaqësuesi i ri i posaçëm i OKB për Kosovën dhe kreu i misionit të Kombeve të Bashkuara atje.
Kosovë, 38 km e para të autostradës
38 kilometrat e parë të autostradës së kombit në Kosovë do të hapen gjatë këtij muaji, bëri të ditur Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota. Kosovë, situatë e qetë në veri
Situata në veri të Kosovës është e qetë dhe deri tani nuk është regjistruar ndonjë incident që do të cënonte rendin dhe sigurinë.

Lajmet kryesore

Zyrtare: KE penalizon Shqipërinë
Problemet: 21 janari, zgjedhjet në Tiranë, Parlamenti...

Statusi, Fyle: Ngërci politik pengoi Shqipërinë
Berisha: I hapur për dialog
Përse dështuam me statusin?
Berisha: TVSH-ja nuk do të ulet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›