Berisha I hapur per dialog

Arkiv Komisioni Evropian e penalizoi Shqipërinë përsa i përket marrjes së statusit kandidat për në Bashkimin Evropian dhe për këtë kryeministri Sali Berisha deklaroi se një pjesë e prioriteteve janë realizuar, por kanë mbetur të bllokuara pjesa tjetër që kërkon në parlament votim me tre të pestat.
"Kërkesat e komisionit janë të drejta. Eshtë e njohur gjithashtu fuqia e votës për të bllokuar. Jam i gatshëm që nesër të adresojmë reformën zgjedhore. Jam i gatshëm për dialog, por nuk mund të shkelmoj disa parime bazë kushtetuese", tha Berisha gjatë një prononcimi të përbashkët për mediat me ambasadorin e BE-së Ettore Sequi, i cili i dorëzoi më herët progres raportin e KE-së për Shqipërinë.
Ambasadori nga ana e tij theksoi se rruga e integrimit evropian, duhet të jetë një objektiv mbarëkombëtar, duhen plotësuar standardet e larta, duhet shumë angazhim, vendosmëri dhe mobilizim.
Pasi e përcolli ambasadorin Sequi, për shkak të disa impenjimeve të tjera që kishte ky i fundit, një ndër të cilat dorëzimi i raportit edhe në presidencë, Berisha pranoi t'u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.
Kryeministri Berisha foli për paktin e propozuar nga Partia Socialiste, duke theksuar se shumica e kërkesave janë pranuar, por jo ato që rrëzonin reformën zgjedhore.
"Unë do të zgjidhja standardin ndërkombëtar dhe jo atë konsensual", tha ndër të tjera Berisha.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Zyrtare: KE penalizon Shqipërinë
Problemet: 21 janari, zgjedhjet në Tiranë, Parlamenti...
Statusi, Fyle: Ngërci politik pengoi Shqipërinë
Përse dështuam me statusin?
Berisha: TVSH-ja nuk do të ulet