E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso prezanton planin per shpetimin e Europes


Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, prezantoi një plan i cili duhet të lejojë Eurozonën të shërohet nga problemet e saj të borxheve.

Në një fjalim të mbajtur pasditen e sotme në Bruksel, Barroso këshilloi bankat që të rrisin asetet e tyre, në mënyrë që të mbrohen nga humbjen e mundshme të së ardhmes.

Bankat që po mbijetojnë vetëm falë ndihmave qeveritare të fondi të përbashkët të shpëtimit, duhet të rreshtim së paguari dividentë dhe bonuse, theksoi ai. Plan i prezantuar prej presidentit të Komisionit të Europës përmban pesë pika thelbësore.

Pika 1 - Veprim i Kriza FinanciareSpanjë, goditje për bankat kryesoreSHBA, republikanët bllokojnë planin Obama Sllovakia bllokon Fondin e Shpëtimit të Eurozonës qartë dhe i efektshëm ndaj krizës greke, për të rikthyer bilancin vjetor të vendit me plus, në të njëjtën kohë që forcohet ekonomia. Këstet e tjera të huasë do të varen nga performanca e Athinës zyrtare.

Pika 2 - Zbatimi i planit të shpëtimit të miratuar në korrik dhe rritja e madhësisë së fondit europian të shpëtimit në 440 miliardë euro, shumë që do të kontrollohet prej një strukture të re që do të quhet Mekanizmi i Stabilitetit Europian.

Pika 3 - Veprim i bashkërenduar për fuqizimin e bankave europiane. Bankat duhet të shtojnë asetet e tyre në mënyrë që të mbulojnë humbjet, nëpërmjet investimeve private ose shtetërore nëse do të jetë e domosdoshme. Nëse përsëri nuk ia dalin, mund të përfitojnë nga fond i shpëtimit, por duke u përfshirë në këtë skemë, duhet të heqin dorë nga bonuset dhe pagesat e dividentëve.

Pika 4 - Përpilimi i politikave të atilla që do të favorizojnë rritjen ekonomike dhe stabilitet.

Pika 5 - Integrimi i mëtejshëm i strukturave ekonomike ndërmjet tyre në të gjithë Europën.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Zyrtare: KE penalizon Shqipërinë
Problemet: 21 janari, zgjedhjet në Tiranë, Parlamenti...

Statusi, Fyle: Ngërci politik pengoi Shqipërinë
Berisha: I hapur për dialog
Përse dështuam me statusin?
Berisha: TVSH-ja nuk do të ulet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›