Bangladesh, 13 të vdekur nga përplasja e autobusit

Të paktën 13 njerëz kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur pasi autobuzim me të cilin udhëtonin u përplas me një mini autobus, në veri të Bangladeshit.
Përplasja ndodhi në zonën e Surmas Jugore, në autostradën Dhaka-Sylhet, rreth 260 kilometra në verilindje të kryeqytetit.
Banorët e zemëruar, menjëherë pas aksidentit bllokuan autostradën për të protestuar ndaj pakujdesshmërisë në rrugë dhe zbatimit të dobët të kodit rrugor.
Sipas vlerësimeve zyrtare, në Bangladesh të paktën 5000 persona në vit vdesin nga aksidentet rrugore.