Forcat e Sigurisë vrasin tre militantë në Kaukazin Verior

Policia në Daghestan të Kaukazit Verior të Rusisë njofton se tre militantë të armatosur janë vrarë në qytetin Businksk.
Autoritetet thonë se që të tre militantët ishin duke u fshehur në një banesë në katin e katërt të një ndërtese banimi, që nga pasditja e së enjtes.
Ata kishin refuzuar të dorëzoheshin dhe kishin qëlluar në drejtim të trupave të sigurisë.
Ky operacion ishte ndërmarrë disa orë pasi policia dhe forcat e sigurisë kishin vrarë katër militantë të tjerë, në një incident tjetër në po atë zonë.