Bangladesh, një peshk blihet edhe 38 000 dollarë!
ÇITAGONG - Një kinez i pasur nga Hong Kongu bleu sot për 38 000 dollarë amerikanë, ose 29 000 euro, një peshk të njohur për shijen e fshikëzës së tij, në Çitagong, porti i madh i Bangladeshit.
''Biznesmeni bleu një kocë të artë për 37 kilogramë, një peshk të rrallë dhe të njohur për shijen e fshikëzës së tij dhe për shijen e mishit të tij", deklaroi Jahangir Sodagar, shitësi.
Jahangir Saudagar e kishte blerë peshkun në ankand, pranë peshkatarëve, të cilët kishin ardhur nga Gjiri i Bengalit, dje në mbrëmje.
Para 500 blerësve të fuqishëm, shitësi i peshkut e shtrenjtoi deri sa të gjithë të hiqnin dorë sepse e dinte se mund ta shiste peshkun me një çmim shumë të lartë. Si përfundim, ai e shiti për 38 000 dollarë amerikanë.
Sipas profesorit të zoologjisë, Noman Siddi, nga "Akademia Detare e Peshkut" në Çitagong, e rralla e kësaj koce të artë është tek ngjyra e artë, ndërsa këta peshq janë më shpesh të kuq apo të argjendtë.
"Ka tre apo katër peshq të këtij lloji me lëkurë të artë, që janë peshkuar në gjirin e Bengalit çdo vit", theksoi ai.
(er.nu/BalkanWeb)