Mal i Zi, plagoset një shqiptar, s’iu përgjigj thirrjeve të policisë kufitare
Mal i Zi- Ditën e sotme rreth orës 19:15 Gëzim Ndrekaj rreth 30 vjec është plagosur nga policia e Malit të Zi.
Ngjarja ka ndodhur në zonën kufitare të Malit të Hotit, Ndrekaj në momentin e plagosjes ka qenë rreth 100 metra në brendësi të kufirit malazez deklaron policia.
Bëhet e ditur gjithashtu se i plagosuri gjendet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndrekaj ka marrë një plumb në këmbë pasi i riu nuk i është ndalur thirrjes së policisë malazeze.
Policia njofton gjithashtu se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15.
Policia bën të ditur se ka filluar menjëherë hetimet në lidhje me këtë ngjarje dhe se për plagosjen do të ngrihet një komision hetimor shqiptaro-malazez.
Flet Gëzim Ndrekaj në lidhje me plagosjen e tij
Gëzim Ndrekaj flet për ngjarjen nga spitali ku ndodhet për shkak të plagosjes nga policia malazeze.
Gëzim Ndrekaj:”Në momentin që ndodhi ngjarja isha me një bashkëfshatar për të marrë bagëtitë. Bagëtitë kishin kaluar në anën malazeze të kufirit prandaj kaluam edhe ne për ti marrë e kthyer në shtëpi”.
“Policia malazeze na bëri thirrje që të ndalonim, por ne nuk ndaluam ndërsa tentuam të ktheheshim me vrap mbrapa”.
“Pas katër thirrjeve për të ndaluar policia malazeze ka shtënë drejt nesh dhe unë mbeta i plagosur.Në momentin që kanë shtënë aty ndodheshin tre policë” ka shtuar Ndrekaj.
Gëzim Ndrekaj ka thënë se policia duhej fillimisht të qëllonte në ajër.
(ar.si/BalkanWeb)