Rektori kërkon të na kontrollojë jetën private
Tiranë- Prej disa ditësh, stafi i pedagogëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës, është njohur me një kërkesë nga ana e rektoratit, sipas të cilës të gjithë ne duhet të autorizojmë mbledhjen e të dhënavë për jetën tonë personale.
Ja çfarë shkruhet në formularin që na është kërkuar të firmosim:
Unë i nënshkruari_________________, me funksion ______________ në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në respekt të detyrimit tim ligjor, sipas nenit 10 pika 2 dhe nenit 41 pika 2 të ligjit nr 9367 datë 07.04.2205 Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike, autorizoj Universitetin Bujqësor të Tiranës, të kryejë kontrolle dhe të sigurojë të dhëna vetjake për personin tim, kudo ku ato janë regjistruar dhe që lidhen me llojet e interesave private.
Ky autorizim ka të njëjtën vlerë edhe për çdo epror. Autorizimi ka vlerë për të gjitë kohën që unë ushtroj detyrën publike, e cila është objekt i kontrollit dhe i verifikimit sipas ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit.
Gjithashtu, ky autorizmim ka vlerë për çdo kohë, pavarësisht nga mosvazhdimi i detyrës sime publike, por vetëm për ato të dhëna të interesave të mia private, të cilat mund të lidhen më ushtrimin e detyrës publike.
Të gjitha veprimet për të kryer kontroll dhe për të siguruar të dhënat vetjake, të kryera nga institucionet ose personat e autorizuar prej tij, i konsideroj sikur janë kryer prej meje vetë.
Çdo person fizik ose juridik, publik ose privat, nuk duhet tu nxjerrë pengesë personave konkretë që posedojnë origjinalin ose kopjen e njëhsuar me origjinalin të këtij autorizimi, për të kryer kontroll dhe për të siguruar të dhëna të interesave të mia private.
Ky është formulari apo deklarata që na është kërkuar të nëshkruajmë. Ne çmojmë se kjo është shkelje e hapur e ligjit për deklarimin e të dhënave personale dhe privatësisë. Nuk e kuptojmë se përse i duhen rektorit të universitetit këto të dhëna dhe mbi çbazë ai na kërkon që ne të autorizojmë njerëz dhe institucione që nuk e dime kush janë, që të rrëmojë në zyra për të gjetur të dhënat tona personale, për jetën, biznesin dhe apo aktivitete e tjera që nuk lidhen me punën. Ne kërkojmë shfuqizmin e këtij urdhëri si një çmenduri administrative.
Shkrime të tjera me interes:
- Deklarata e Lopez: Nuk flas më për jetën private Ndërsa në media publikohen imazhe të cilat dëshmojnë për raporte...
- Universitetet Private- Diploma të vlefshme, vetëm 19 nga 41 gjithësej Tiranë- Diplomat e lëshuara nga universitetët private në Shqipëri ka...
- Kule: Ligji, pazare për interesa të universiteteve private Tiranë Qeveria shqiptare është duke hartuar një projektligj për...