Bangladesh, shkatërrohen me dhjetëra shtëpi të budistëve

Raportohet se qindra protestues muslimanë kanë sulmuar fshatrat budiste në juglindje të Bangladeshit, duke u vënë zjarrin me dhjetëra shtëpive dhe tempujve.
Të paktën 20 persona janë plagosur gjatë këtyre sulmeve, të cilat filluan të shtunën, pas shfaqjes së një imazhi në rrjetin social Facebook, të një Kurani të djegur.
Protestuesit që nxitën trazirat i kanë vënë fajin një djali budist, i cili ndodhet nën masat mbrojtëse të policies i cili dyshohet se ka postuar foton në Facebook.
Komuniteti i budistëve përbën 1 % të popullësisë me shumicë muslimane të Bangladeshit.