E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthime në Irak, të paktën 32 të vrarë

Të paktën 32 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sërë bombardimesh në një lagje Shiite në Irak.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në Taxhi, një ish-qendër e Al-Kaidës në veri të kryeqytetit, Bagdad, ku tre automjete shpërthyen brenda disa minutash, duke lënë të vrarë 11 persona dhe duke plagosur më shumë se 24 të tjerë, përfshirë edhe disa policë.
 

Ndërkohë në një tjetër sulm me bombë në Kut, në jug të Bagdadit, u vranë të paktën tre policë dhe u plagosën disa të tjerë ndërsa, në Balad Ruz, në verilindje të kryeqytetit, si pasojë e shpërthimit të një bombe u vranë dy policë. Gjithashtu sulme me bombë u shënuan edhe në qytete të tjera të Irakut.
 

Deri më tani asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet vdekjeprurëse që tronditën Irakun.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›