E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeorgji, zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare

Në Gjeorgji zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare. Partia e presidentit të vendit, Mikheil Saakashvili, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, e cila mbanë afërsisht 80 % të 150 vendeve në Parlament, po garaon kundër koalicionit “Ëndrra gjeorgjiane”.

Shumica e vëzhguesve thonë se gara parashihet të jetë e fortë dhe e ngushtë ndërmjet këtyre dy subjekteve politike.

Kundërshtarët e kanë akuzuar Saakashvilin për monopol dhe e kanë kritikuar atë për futjen e Gjeorgjisë në një luftë katastrofale më Rusinë në vitin 2008.

Gjatë ditës së diel, Saakashvili u bëri thirrje votuesve që të dalin e të votojnë, “duke u bazuar në arsye, e jo në emocione”
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›