Moskë, grupi "Pussy Riot" del para gjykatës

Tre anëtaret e grupit rus “Pussy Riot” të cilat u dënuan me 2 vjet burg pritet të dalin sot para gjykatës në Moskë në një seancë dëgjimore.
Sipas një deklarate të Kishës Ortodokse Ruse, tre anëtaret e grupit do të deklarojnë se janë penduar dhe pendesa e tyre duhet të merret parasysh për uljen e dënimit.
Ndërkohë tre anëtaret e grupit “Pussy Riot” u dënuan me 2 vjet burg gjatë muajit gusht me akuzën për huliganizëm dhe nxitje të urrejtjes fetare.
Ato performuan një kënge kundër presidentit rus, Vladimir Putin, në Katedralen Ortodokse në Moskë.