E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Amerikane dhe Banka Italo-Shqiptare shkrihen

Aksioneret e Bankes Amerikane te Shqiperise sh.a. (BASH) dhe aksioneret e Bankes Italo- Shqiptare sh.a. (BISH), finalizuan dje ne mbledhje te vecanta, bashkimin me perthithje te Bankes Italo-Shqiptare sh.a. nga Banka Amerikane e Shqiperise sh.a. Banka e bashkuar do te filloje te ushtroje aktivitetin e saj si nje entitet ligjor qe nga data 1 janar 2008, nen emrin Banka Amerikane e Shqiperise.
Sistemi bankar shqiptar vitet e fundit eshte karakterizuar nga zhvillime te rendesishme strukturore. Rritja e numrit te bankave ne sistem, ristrukturimi dhe privatizimi i bankave shteterore, krijimi i bankave me kapital vendas, si dhe se fundi hyrja e bankave te huaja te fuqishme nepermjet blerjeve te bankave ekzistuese. Keto zhvillime, natyrshem cojne ne
pyetjen se deri ne c'mase konkurrojne bankat shqiptare me njera-tjetren. Konkurrenca eshte nje aspekt i rendesishem per sistemin bankar, sepse, si ne cdo treg, ajo ndikon eficiencen dhe cilesine e produkteve te ofruara. Per me teper, niveli i konkurrences ne sistemin bankar ka implikime edhe per sektore te tjere te ekonomise. Keshtu, evidencat empirike tregojne se nje nivel me i larte konkurrence ne sistemin bankar con ne rritje me te shpejte te sektoreve te tjere te ekonomise, qe mbeshteten ne financimet nga sistemi bankar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›