Ndertuesit: Sektori ne krize
Ndertuesit shqiptare kane akuzuar edhe njehere dje qeverine se e ka zhytur sektorin ne krize. Xhavit Curri nendrejtor i shoqates se ndertuesve, ish-nendrejtor i Pergjithshem i Tatimeve deri pak kohe me pare, ka akuzuar qeverine ne emer te ndertuesve, duke e fajesuar per pengesa deri ne bllokim te aktivitetit te ndertimit. Keshtu, ndertuesit kane kerkuar te shfuqizohet dispozita ligjore, sipas te ciles, shpenzimet e shoqerive te ndertimit per sherbime te ndryshme ndertimi, te blera nga tatimpagues te biznesit te vogel, jane shpenzime te panjohura. Po keshtu ndertuesit pretendojne ndryshimin e vendimit te Qeverise, i cili detyron shoqerite private te ndertimit te zbatojne manualin e preventivimit dhe te cmimeve te miratuara. Gjithashtu, ndertuesit nuk e konsiderojne normal faktin se shoqerite e ndertimit detyrohen te paguajne tatim mbi fitimin edhe per siperfaqet e ndertimit te destinuara per pronaret e truallit. Nga ana tjeter, pagat referuese ne ndertim, per disa kategori punonjesish si drejtor administrativ, personel inxhiniero-teknik etj., jane dukshem teper te larta dhe jashte realitetit. Ndertuesit kerkojne gjithashtu te apelojne ne gjykata kunder ligjit te gjobave, pasi jane te detyruar te parapaguajne te gjithe detyrimin tatimor dhe 15% te shumes se gjobave e interesave qe lidhen me kete detyrim.