Qeveria: Deshtuam me pronat
Rozeta Rapushi
Ne dy vite qeverisje, reforma e pronesise nuk ka levizur pothuajse fare, por edhe ajo ne drejtesi do shume pune per t'u realizuar. Ky fakt pranohet bindshem nga ekzekutivi, qe pohon se per shkak te problemeve me pronat eshte frenuar edhe rritja ekonomike. Ndersa ne sistemin e drejtesise, ndryshimet ligjore dhe kufizimi i imunitetit te gjyqtareve jane te domosdoshme. Ne Strategjine Kombetare per Zhvillim dhe Integrim, dokument prej 114 faqesh, qe u dorezua ne Kuvend nga zv/kryeministri Gazmend Oketa, thuhet se ne procesin e kthimit, kompensimit dhe regjistrimit te pronave ka ende shume probleme. Nder te cilat, ai permend konfliktet me pronaret e vjeter para 1945, mosperfundimi i regjistrimit te pare te pronave te paluajtshme, sidomos ne qytetet kryesore dhe zonat bregdetare, si dhe procedurat e nderlikuara. E per keto probleme, qe qeveria premtoi t'i zgjidhte vitin e pare te ardhjes se saj ne pushtet, propozohet pas dy vitesh serish rregullim i tregut te tokes per me shume zhvillim ekonomik.
Qeveria premton ne strategji, se do kete prioritet te rendesishem zgjidhjen e ceshtjes se prones, si dhe do te perfundoje kthimin dhe kompensimin, por edhe regjistrimin e pronave. "Do te plotesohet harta e vleres se tokes, harte qe eshte hapi perfundimtar per mundesine e zgjidhjes se problematiken e pronesise", permendet ne strategjine kombetare per zhvillim. Por, as opozita as pronaret nuk jane optimiste per propozime te tilla. Nje prej anetareve te Komisionit te Ligjeve, Besnik Dervishi, tha per gazeten se premtimet e qeverise per pronat jane te bukura per t'u lexuar, por te veshtira per t'u realizuar. "Eshte e pamundur te marre zgjidhje perfundimtare ceshtja e prones, aq me pak me nje strategji te tille. Ne dy vite qeverisje, PD nuk beri asgje, e ishte vete ajo qe gatoi keq kete ligj", tha Dervishi. Sipas tij, me abuzimet qe jane bere deri me sot, eshte e pamundur qe ceshtja e pronave te marre zgjidhje, por vetem mund te rikuperohet dicka, nese ka vullnet. Pesimist shprehen dhe pronaret e ligjshem te tokes. Nenkryetari i shoqates "Pronesi me Drejtesi", Ahmet Sulstarova, tha se reforma e prones nuk mund te behet me strategji te tilla. Por, eshte e nevojshme per ndryshime te thella ne ligj dhe gjetjen e mundesive te kompensimit fizik.
Nje vend i vecante ne projektin e qeverise, i kushtohet edhe reformes ne drejtesi. Ndonese reforma eshte lene ne doren e eksperteve ne materialin shumefaqesh te qeverise jepen nje sere rekomandimesh. Ekzekutivi sugjeron permiresimin teresor te sistemit gjyqesor, si dhe kufizimin e imunitetit te gjyqtareve e zyrtareve te larte te shtetit. Nder detyrat qe duhen bere se shpejti, renditet edhe garantimi dhe balanca ndermjet pushteteve, me synim rritjen e pavaresise se gjyqesorit ne dhenien e drejtesise. Propozim qe disa jave me pare u be dhe nga nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu. Pavaresisht kesaj, strategjia permend edhe ndryshimet qe do te behen ne funksionimin e administrates shteterore, si dhe thekson prioritetet e Shqiperise qe jane anetaresimi ne strukturat euroatlantike.
Kritika
Opozita eshte pesimiste nese do te mund te zgjidhet ndonjehere ceshtja e prones me strategjite qe ben mazhoranca. Nje prej anetareve te Komisionit te Ligjeve, Besnik Dervishi, tha per gazeten se premtime te tilla veshtire se mund te realizohen. Sipas tij, ligji i pronave eshte gatuar keq po nga kjo qeveri dhe praktikisht eshte e pamundur zgjidhja e problemit te pronave.
Imuniteti
Jo vetem nenkryetari i KLD, Kreshnik Spahia, por edhe qeveria eshte pro kufizimit te imunitetit per gjyqtaret. Nje gje e tille pranohet ne Strategjine Kombetare per Zhvillim dhe Integrim te pergatitur nga ekzekutivi. Projekt i dorezuar se fundmi ne zyrat e Kryesise se Kuvendit. Nder te tjera, ne kete material ka edhe rekomandime per permiresimin e pushtetit gjyqesor.
Shqyrtimi
Materiali shumefaqesh i qeverise per strategjine per zhvillim e integrim do te jete pjese e diskutimit ne Kuvend ne sesionin e ardhshem parlamentar, qe celet ne janar. Projekti prej me shume se 100 faqesh i ngjan nje programi te dyte te qeverise, qe vjen nga ekzekutivi. Ne te paraqiten sugjerime, amendamente dhe propozime per ceshtje te rendesishme si prona, sistemi i drejtesise apo administrata shteterore.