Protesta para Kryeministrise, hesht Berisha
Sheshi para Kryeministrise ishte dhe nje tjeter shesh i vizituar per pak minuta nga protestuesit, gjate dites se djeshme. Me pankarta ne duar, protestuesit se bashku me drejtuesit e opozites se bashkuar i jane drejtuar bulevardit kryesor per "te pushuar" disa minuta perpara Kryeministrise dhe Presidences. Me ne krye lideret e majte, menjehere pas mbaruan se protestuari ne sheshin "Skenderbej", pjesemarresit kane pershkuar ne kembe te gjithe bulevardin "Deshmoret e Kombit" deri te sheshi "Nene Tereza", por qe kete te fundit nuk e pershkuan plotesisht. Te ndaluar perpara godines se Kryeministrise protestuesit nuk kane kursyer akuzat ndaj qeverisjes aktuale, duke kerkuar njekohesisht dhe largimin e saj. E ndryshe nga radha e kaluar, "vizitoret" perpara "bujtines" se tij, Kryeministri Sali Berisha nuk doli t'i pershendese, madje dhe t'u dergoje "puthje" nga larg, sic beri muaj me pare. Ndoshta, duke lene te kuptoje se ndryshe nga me perpara, shqetesimet e ngritura nga kjo proteste jane vertet reale dhe te prekshme nga gjithsecili.