Shqiptaret rrisin shpenzimet per mallra luksi
Blerina Hoxha
Gjithnje e me shume, shqiptaret po rrisin shpenzimet per mallra luksi. Nese ne vitin 1993 rreth 69 per qind e buxheteve te familjeve shqiptare perdoreshin per ushqime dhe pije joalkoolike, aktualisht nuk perdoren me shume se 39,3 per qind. Instituti i Statistikes prezantoi dje rezultatet e anketes per shporten e re te mallrave, mbi te cilen do te matet inflacioni qe nga dhjetori i ketij viti e ne vazhdim. Anketa, e cila kete radhe ka perfshire edhe shpenzimet e familjeve ne zonat rurale, ka sjelle mjaft risi ne ndryshimet e shpenzimeve te shqiptareve qe nga viti 2000. Pesha e shpenzimeve per qira, uje, lende djegese dhe energji, eshte pergjysmuar ne krahasim me nje vit me pare, ndersa jane dyfishuar shpenzimet per mobilim dhe rikonstruksion shtepie.
Shporta e re e artikujve permban 272 artikuj, nga 266 artikuj qe kishte shporta e meparshme. Ne shporten e re jane shtuar 24 artikuj te rinj dhe jane hequr 9 artikuj nga shporta e vjeter. Llogaritja e peshave te artikujve eshte bere duke marre ne konsiderate shpenzimet totale te familjeve shqiptare si ne fshat ashtu edhe ne qytet, njoftuan zyrtaret e INSTAT. Anketimi per shporten e vitit 1999-2000 eshte bere vetem ne qytet. Keshtu, indeksi i ri do te mbuloje gjithe territorin e vendit ne ndryshim nga indeksi i meparshem, qe mbulonte vetem zonat urbane. Nje tjeter risi e "Shportes se re te mallrave te konsumit" eshte dhe fakti se llogaritja e peshave te artikujve do te jete e diferencuar sipas prefekturave. Ne indeksin e ri cdo prefekture do te perfaqesohet me peshat e veta, ndryshe nga indeksi i meparshem, ku peshat e artikujve ishin te njejta per cdo prefekture.
Indeksi i ri do te llogaritet per muajin dhjetor 2007, i cili do te sherbeje si muaji baze dhe do te publikohet ne muajin janar te vitit 2008. Te dhenat jane mbledhur prane 5600 familjeve gjate nje periudhe kohore prej nje viti, per te kapur edhe ndryshimet sezonale ne konsum. INSTAT, per efekt krahasueshmerie, do te publikoje ne muajin janar edhe indeksin e Cmimeve te Konsumit e llogaritur me shporten e vjeter. Per llogaritjen e kesaj shporte, INSTAT ka pasur partnere misionin e FMN ne Shqiperi, Banken Boterore dhe Institutin e Statistikave te Suedise, te cilet kane ndihmuar aktivisht ne rinovimin e indeksit te Cmimeve te Konsumit dhe konkretisht zgjedhjen e artikujve te shportes dhe llogaritjen e peshave te tyre. Per zgjedhjen e artikujve te shportes dhe llogaritjen e peshave te tyre, sektori i cmimeve i ndihmuar nga ekspertet e huaj ka punuar mbi nje skedar te shpenzimeve te familjeve me afersisht 375 artikuj.
Inflacioni, si pritet te ndryshoje
Me shporten e re te mallrave, inflacioni pritet te jete me i ulet sesa ka rezultuar deri me tani. Me shporten aktuale me shume se 42 per qind te shpenzimeve te pergjithshme te shqiptareve i zinin ushqimet, ndersa tani pas 7 vitesh, artikujt ushqimore nuk zene me shume se 39 per qind. Keshtu qe, inflacioni qe do te matet duke marre per baze artikujt e rinj te shportes pritet te rezultoje me i ulet. Ne fakt, Ministria e Financave ne nje studim te koheve te fundit per inflacionin parashikonte se, pesha e "ushqimeve" do te pakesohej ne 33% nga 42,6 per qind qe eshte aktualisht. "Te ardhurat mesatare te shqiptareve qe nga ajo periudhe e deri me sot thuajse jane dyfishuar e kjo logjikisht na ben te mendojme se, edhe pjesa e shpenzimeve qe konsumatoret shqiptare bejne per ushqime duhet te jete me e paket". E nderkohe qe institucionet e financave jane perfshire ne nje loje shifrash ne lidhje me treguesin e pergjithshem te cmimeve, kostoja reale e jeteses se qytetareve eshte renduar. Kete vit inflacioni mujor per tre muaj rresht ka kaluar objektivin Bankes se Shqiperise qe eshte 3%, plus minus 1%.
Artikujt e rinj te shtuar ne shporten 2007
Pete byreku
Konflekse
Uthull
Pastrim kimik (rroba, batanije, jorgane, tapet)
Pantofla per gra
Kondicionere
Vegla dore dhe kopshti (cekic, celesa, lopata, bel, sfurk, kreher etj)
Pastrim kimik (batanije, jorgan, larje tapetesh)
Fasha, pambuk, termometer, shiringa
Vajra, lubrifikante, anti-ngrires etj
Tarifa per patenten e shoferit (autoshkolla)
Aparat telefon celular
Riparim i pajisjeve te komunikimit (telefon, faks)
Shpenzimet per internet-kafe
Fjalore, enciklopedi
Revista javore dhe periodike te tjere (perjashto abonimet)
Kopshte
Universitetet private (perfshi studimet pasuniversitare)
Tharese flokesh, makine depilimi
Canta, valixhe udhetimi
Sigurim kasko per automjetet
Pagese per avokate, notere, arkitekte etj
Shpenzime per berje dokumentesh (pasaporta, patenta)
Artikuj te shportes se vjeter te paperfshire ne shporten e re
Peshk i tymosur i thate
Duhan i hapur
Vajguri
Biblioteke
Pllaka sobe elektrike
Kasete video
Kasete magnetofoni
Riparim televizori magnetofoni
Kurse te ndryshme (argetimi)
GRUPET E SHPENZIMEVE 2007 2001
Ushqime dhe Pije Joalkoolike 39.3 42.6
Pije Alkoolike dhe Duhan 3.6 3.1
Veshje dhe Kepuce 5.1 3.8
Qira, Uje Lende Djegese dhe Energji 16.2 24.4
Mobilim, Pajisje Shtepie dhe Mirembajtje 9.9 4.6
Shendeti 3.4 2.1
Transporti 6.3 4.8
Komunikimi 2.6 1.3
Argetim dhe Kulture 3.1 2.6
Sherbimi Arsimor 1.4 1.0
Hotele, Kafene dhe Restorante 4.1 7.3
Mallra dhe Sherbime te Ndryshme 4.9 2.4
TOTALI 100 100.0