E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Boterore E ardhmja e vendit sfida komplekse

Debati Zv.drejtorja Minxhozi Modeli ekonomik kujdes te forca intelektuale

Banka Boterore ne Tirane po e ndjek nga afer ecurine ekonomike ne vend duke kontribuar me nje sere projektesh ne drejtim te uljes se varferise dhe kalimit ne stad te zhvillimit te qendrueshem. Ne konferencen e zhvilluar dje ne kuader te debatit mbi modelin e ri ekonomik nuk ka munguar edhe prezenca e BB-se permes zv.drejtoreshes Greta Minxhozi e cila e vuri theksin tek e ardhmja e ekonomise se vendit pas krizes financiare globale. U duk qarte se Shqiperia nuk u prek direkt nga kriza megjithate disa sektore te saj u infektuan. Nisur nga pervoja e vendeve te ndryshme dhe stadit te tranzicionit ekonomik- kalimi nga nje vend ne zhvillim ne nje vend te zhvilluar -me duhet te them se e ardhmja e Shqiperise perballet me disa sfida teper komplekse qe duhen perballuar tha Minxhozi. Sipas saj niveli i varferise ne vend ka pesuar reduktime te ndjeshme nga 25.4 per qind ne vitin 2002 ne 12.3 per qind ne vitin 2008 ku ndikim kryesor kane dhene te ardhurat nga emigrantet. Per numrin dy te Bankes Boterore ne Tirane i duhet dhene rendesi forces intelektuale arsimit ne teresi duke permendur shifrat e emigrimit te kesaj kategorie 40 per qind ne fillimvitet lsquo90-te. Minxhozi tha se duhet investuar shume ne kete sektor sikurse edhe ligjet duhet te jene te qendrueshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›