E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi ky Sokrat i vuajtur dhe derrat e kenaqur

Ka rreth 5 vjet qe sistemit te arsimit publik te vendit i eshte shtuar dhe ai privat. Ky i fundit sipas treguesve dhe zhvillimeve te deritanishme eshte kthyer ne nje mjet apo menyre te sigurt fitimi. Si rrjedhim sipas pohimit edhe te specialisteve ky eshte nje nga bizneset me fitimprurese ne vend pasi standardet sherbimi dhe stafi akademik i tyre eshte totalisht jashte kontrollit nepermjet formave te dypunesimit ne kurriz te arsimit publik. Kjo ka sjelle detyrimisht uljen e cilesise te arsimit publik pasi shumica e pedagogeve gjenden te angazhuar ne detyrime te tjera mesimdhenieje jashte vendit te punes duke menduar dhe vrapuar per oren e radhes ne nje tjeter universitet ku i pret nje shperblim me i madh se ai qe rrjedh prej kontrates se tyre te punes. Aplikimi i kesaj metode ne cdo vend te botes do te ishte jo vetem i papranueshem por edhe i pakonceptueshem vetem per faktin se do te ndikonte direkt ne uljen e perqendrimit rendimentit dhe rezultateve ne pune. Nisur nga ky fakt cdo qeveri nuk do te guxonte te hidhte asnje hap perpara per te lejuar fillimin e nje tragjedie te madhe me pasoja te pariparueshme per te ardhmen e cdo shoqerie por iniciatoreve dhe themeluesve te ketij sistemi dhe menyre arsimimi nuk ju intereson ky fakt perballe interesit personal te pasurimit te tyre. Po te interesohesh mbi pronesine e ketyre shkollave apo universiteteve jopublike do te degjosh lloj-lloj emrash te ish ministrave apo qeveritareve te tjere. Ata thuhet ngado kontrollojne dhe drejtojne kete biznes fitimprures. Pas disa reagimeve dhe shqetesimeve qe jane ngritur nga stafet akademike dhe joakademike ne lidhje me problematiken e arsimit te larte gjejme rastin te reagojme se eshte momenti qe qeveria nuk duhet te mbylle syte dhe te firmose cdo vit vetem licenca per hapjen apo pseudoakreditimin e ketyre universiteteve. Duke pasur parasysh rendesine qe ka arsimi per kulturen dhe zhvillimin e nje vendi sidomos arsimi i larte nuk mund te mos prekim disa nga ceshtjet qe kane te bejne direkt me cilesine konkurrencen mes universiteteve publike dhe private pavaresine e institucioneve te arsimit te larte kurrikulat procesi i akreditimit te universiteteve cilesine e mesimdhenies njohjen e diplomave dhe dypunesimin e pedagogeve. Po te llogaritim edhe probleme te tjera te arsimit ne pergjithesi do te duheshin faqe te tjera per te pershkruar mesimin me turne apo sa ne nje vend ne tjetrin per shkak te mungeses se hapesirave qarkullimit pa kriter te stafit pedagogjik programeve mesimore te pacertifikuara te papershtatshme e te tejlodhshme per moshen e nxenesve mungeses dhe cilesine e dobet te teksteve etj. jane tregues te shumte qe ndikojne negativisht jo vetem ne psikologjine e tyre por edhe ne formimin cilesor te brezit te ri.

Deklarohet me te madhe per nje reforme te thelle arsimore Vetem ketu ndodh qe ndryshimi i sistemit te behet brenda dites javes muajit apo vitit ku ne vende te tjera shume te zhvilluara do te duheshin vite Kalimi nga nje program apo skeme ne nje tjeter program apo sistem jo vetem qe ka krijuar peshtjellim por edhe ka corientuar studentet. Kjo praktike tregon nje mungese te plote pergjegjesie te atyre qe administrojne sistemin arsimor te vendit.

Nuk ka asnje Qender Informacioni ku mund te orientoheshin studentet. Keta duhet te bejne kujdes ne perzgjedhjen e universiteteve jopublike. Ato universitete qe i shesin diplomat neser do te dalin nga tregu i arsimit dhe diplomat e tyre nuk do te kene asnje vlere ne tregun e punes. Informimi i publikut per ofertat e rregullta te institucioneve te arsimit te larte eshte nje tjeter problem. Diplomat nuk vlejne shume ne tregun e punes. Programet nuk jane te organizuara aspak ne perputhje me kerkesat e tregut. Personeli akademik nuk eshte i afte dhe i qarte mbi aftesite dhe dijen qe perfiton studenti nga nje lende apo program mesimor i caktuar.

Ne programet e lendeve mesimore zakonisht mungon literatura baze ne shqip apo ne anglisht. Pedagoget mjaftohen me leksionet qe i kopjojne lehtesisht nga interneti apo nga leksionet e ish-pedagogeve te tyre. Nuk eshte e tepert te themi se profesoret qe punojne part-time neper shume universitete perdorin te njejtin program apo leksion neper seminare te ndryshme. Po ashtu punedhenesit e tyre nuk kane informacionin e duhur per ta vleresuar nje diplome. Ky sistem ukeqperdor nga universitetet private kur qeveria per te shperblyer nepunesit e saj qe kualifikoheshin me tej vendosi shperblim shtese per te diplomuarit me master-MND. Kerkesa per te tilla Master-a sidomos ne administraten publike nxiti keta te fundit ndoshta me rekomandimin e shefave te tyre qe tu drejtoheshin universiteteve jopublike duke anashkaluar eksperiencen dhe potencialet e atyre publike. Kerkesa se ju duhet nje diplome Master per te mbajtur vendin e punes ne administraten publike ashte sa qesharake aq edhe abuzive. Kjo eshte kthyer ne nje Masteromani. Per kete problem dhe mashtrim te madh ka vend qe organet kompetente te fillojne menjehere hetimethellip Kjo kerkese behet e domosdoshme kur nismat e shoqerise civile ne kete fushe jane thuajse inekzistente kjo per shkak jo vetem te konfliktit te interesave por edhe te mjerimit ekonomik me te cilin perballet shumica e tyre per shkak te mosinteresimit te qeverive. Bordet e profesionisteve dhe zyrtareve te tjere qe sipas ligjit duhet te kontrollojne dhe mbikeqyrin cilesine e arsimit kualifikimit te profesioneve perkatese ne Shqiperi jane teper te dobeta. Urdhrat dhe instanca te tjera te rendesishme te shtetit po mbushen jo vetem me njerez qe diplomohen nga universitetet private por dhe nga drejtues te tyre

Te gjithe e pranojne se arsimi i larte ka probleme te mprehta qofte per sa u perket standardeve apo cilesise qe ofrojne qofte per sa i perket vleres qe ka diploma qe leshojne universitetet jopublike. Per cudi nga ana e Ministrise se Arsimit nuk shohim asnje strategji pervec nismave per forcimin e njeanshem te sistemit te arsimit privat Institucionet e arsimit privat Universitetet apo cdo forme tjeter organizimi-sipas ligjit me te cilin jane themeluar jane biznese si gjithe bizneset e tjera ne Shqiperi dhe nuk e kuptojme verberine juridike te iniciatoreve te nismes per financimin e arsimit te larte jopublik duke tentuar keto biznese ti transformojne ne shkolla te larta jofitimprurese OJF Po te shikosh cfare parashikon ligji per perdorimin e ketyre fondeve do te konstatosh se ky fond do te shkoje 1- Per studentin. 2- Per forcimin e kapacitetit te universitetit. 3- Fondi per zhvillimin e kerkimit shkencor. Kjo eshte nje strategji qeveritare per tu rrembyer universiteteve publike gjithe kontingjentin e studenteve te shkelqyer dhe per te fuqizuar ne kundershtim me interesat publike biznesin privat. Po si mund te pretendosh te kerkosh nga universitetet jopublike rezultate mbi kerkimin shkencor kur dihet qe frekuentuesit e tyre jane individe nen nivelin mesatar te dijeve te cilet nuk arrijne te plotesojne kriteret baze per tu arsimuar ne universitetet publike Kjo shpresojme te mbetet vetem nje enderr e parealizuar e disa pseudoliberaleve te perdorur si administratore te ketyre pseudouniversiteteve.

Askush nuk jep pergjigje se cfare do behet me gjithe keto mijera e mijera diploma te leshuara ne keto vite le me te flasin per fenomenin e dypunesimit te pedagogeve. Debati eshte i hapur edhe per tema apo ceshtje te tjera qe mund te ngrihen mbi problematiken e arsimit ne Shqiperi perderisa konstatohet thellimi i krizes dhe gjendjes se arsimit ne vend. Fakti qe qeveria shqiptare tani se fundi miratoi nje ligj te ri shtese per arsimin behet fjale per financimin me fonde publike te universiteteve private per te justifikuar interesat personale te ndonje shtetari te larte mori si reference per hartimin e ketij ligji sistemin arsimor te Kilit tregon me se miri jo vetem pazotesine e kesaj qeverie per te administruar arsimin por edhe nenshtrimin perballe interesave te boseve te pales tjeter. Kuadri ligjor ne te cilin funksionon sot arsimi i larte privat dhe publik eshte Ligji i Arsimit te Larte. Sipas ketyre dispozitave fazat qe nje institucion i arsimit te larte duhet te kaloje per tu njohur teresisht nga ministria jane 1- licencimi me vendim te Keshillit te Ministrave2- Urdhri i MASH dhe 3- Akreditimi nga APAAL. Faza e marrjes se lejes eshte futur me qellimin e vetem per te ndihmuar universitetet private qe te ndertojne sa me shpejt kapacitetet fizike te cilat thuhet se kontrollohen formalisht nga MASH nderkohe qe procedura e licencimit eshte relativisht e shpejte pasi bazohet vetem mbi verifikimin e dokumentacionit.

Si askund tjeter ne bote apo ne Europe ne kete vend brenda pak viteve jane shtuar si kerpudhat me qindra universitete dhe institucione jopublike arsimore. Para 3 vjetesh ne Londer nje miku im profesor i njohur ne Universitetin e Oksfordit pas interesimit tim me pohoi se ne Mbreterine e Bashkuar eshte vetem nje universitet privat me status eksperimental prej 17 vitesh. Ne disa vende kryesore te Europes universitetet private zene nje numer te vogel ne raport me ato publike. Ne Gjermani jane rreth 63 universitete private kundrejt qindra atyre publike. Po ashtu ne Austri hapja dhe akreditimi i universiteteve private ka filluar ne vitin 2001. Aktualisht ky vend ka 13 universitete private. Shumica e tyre jane te vogla me pak se 1000 studente dhe te specializuar vetem ne nje ose dy fusha studimit. Zvicra ka dymbedhjete universitete tete universitete te shkencave te aplikuara dhe pesembedhjete universitetet te arsimimit te mesuesve plus disa institucione te tjera te specializuara. Ne kete vend 80 e te gjithe institucioneve te arsimit te larte jane publike. Italia ka 94 universitete shumica e te cilave jane themeluar nga shteti ndersa nje numer i kufizuar eshte krijuar nga subjektet private te cilat jane njohur me vone nga shteti. Ne Itali ka nje numer me te vogel universitetesh private 14 te njohura nga shteti ku keto universitete private jane ne pergjithesi te specializuar ne disiplina te vecanta te tilla si arte ekonomi shkencat politike dhe ligjin. Po keshtu kjo situate eshte dhe ne vende te tjera si UK France Holande Belgjike Greqi etj. Pra sikunder tregohet qarte ne keto statistika universitetet jopublike zene nje raport shume te vogel ne krahasim me ate publik nje realitet i kundert me ate qe ndodh ketu. Nuk jemi kunder tyre por Shqiperia i ka te gjitha kapacitetet dhe mundesite per te nje zhvillim me cilesor te arsimit nepermjet forcimit te sistemit publik dhe per te mos i detyruar shqiptaret te paguajne kosto te larta per arsimimin e tyre neper apartamente apo pallate qe nuk mund te kontrollohen asnjehere.

Me te drejte lind pyetja si mund te garantohet cilesia e ketyre diplomave kur kontingjenti i studenteve qe regjistrohen ne keto universitete eshte nen nivelin mesatar te Matures Shteterore Nje pyetje qe nuk ka nevoje per koment Ndaj duke mirekuptuar zemergjeresine e ministrise tone ndaj ketij problemi me teper se nje aspekt social rezervojme te drejten te pyesim Quo vadis arsim Eumlshte paradoksale teksa sheh gjithe brezin e ri te ketij vendi duke u arsimuar neper apartamente 2-1 - kuzhine apo neper vila a mjedise te tjera te marra me qira e te transformuara Made in Albania ne universitete perballe faktit te pamohueshem dhe kerkeses jetike te Shqiperise e cila per fatkeqesine tone kolektive nuk disponon asnje punetor apo teknik te kualifikuar duke filluar qe prej profesioneve me te thjeshta si punetor ndertimi hidraulik marangoz mekanik elektricist specialist IT telekom lyerje me boje punime gipsi a druri etj. Eumlshte fakt i pamohueshem se ne kete vend rralle gjen service te kualifikuar pasi te gjithe pretendojne se jane te afte per te punuar Te gjithe e dime se sapo vendosim te blejme nje apartament te ri te bejme rikonstruksionin e shtepise ekzistuese etj. kur kemi vetem pak muaj qe kemi marre celesat apo kemi hyre ne kete apartament apo kemi vetem pak dite qe kemi riparuar shtepine na duhet te perballemi me problemet e shumta qe rrjedhin prej cilesise shume te dobet te sherbimeve qofte hidraulike apo vendosjes se materialeve te ndertimit. Pra per administratoret e arsimit tone nuk ka rendesi ky fakt por diplomimi i sa me shume juristeve ekonomisteve dentisteve mjekeve politikaneve te rinj etj. Por nuk eshte vetem ky aspekti sepse po te tregohesh i vemendshem do te konstatosh edhe nje element tjeter qe ka te beje me procesin e mesimdhenies. Konkretisht nese te bie rasti te kalosh ne cdo ore te dites apo te ndodhesh ne cdo rruge apo cep te Tiranes do te shohesh sfilatat e modes se studenteve neper rruget dhe kafenete e shumta perreth ketyre universiteteve. Pervec kesaj shumica e ketyre universiteteve private nuk zoterojne asnje laborator apo klinike per te zhvilluar praktiken mesimore sikurse kerkohet nga udhezimi Nr. 30 dt. 26.09.07. Me keto lloj diplomash ne dore nuk do jete e larget dita kur shqiptaret mund te mbeten pa dhembe mund te vdesin sapo te mberrijne ne spital mund te mos kene avokate apo juriste por seksere per zgjidhjen e problemeve te shumta qe kaq shume ua kane nderlikuar jeten shtetaret tane mund te mos kene farmaciste ekonomiste statistikane apo menaxhere inxhiniere etj. Ja kjo eshte panorama e arsimit te neserm qe po na nderton me buje Ministria e Arsimit dhe Shkences

Deri tani kemi qene jo shume te ndjeshem me mashtrimet qe behen neper reklama mbi keto shkolla dhe universitete. Mjafton te shikosh TV gazetat dhe rruget dhe merr vesh se sa eshte forca dhe madhesia e reklamave apo billborderave per te kuptuar kercenimin qe i bejne ato jo vetem arsimit por edhe natyres ne pergjithesi. Askush nga ministria nuk jep sqarime te kuptueshme mbi falsitetin dhe genjeshtren e madhe te universiteteve private ne Shqiperi. Po ashtu indiferente qendron dhe media pasi nje pjese e mire e tyre jane rekrutuar prej pronareve te ketyre universiteteve per te dhene mesim. Eumlshte e cuditshme ajo qe ndodh brenda mureve te ketyre universiteteve. Si mundet qe nje universitet i tille i cili ende nuk ka leshuar apo sapo e ka dhene nje diplome universitare me staf akademik te marre borxh guxon dhe leshon Diploma MASTER Ne te vertete ky eshte nje mashtrim qe te terheqin sa me teper studente ne deget e paakredituara me shpresen qe MASH do ti akreditoje sa me shpejt. Jane deklaruar dhjetera dege fakultetesh a thua se ky vend eshte porta e dijes se botes dhe regjistrimet nuk pushojne ndersa drejtuesit e MASH-it bejne sehir dhe presin pa fund shperblimin e merituar per hellip indiferencen e treguar. Nuk eshte lodhje per te gjetur sa vertetesi ka per kete proces- akreditim mjafton te hysh ne website-n e Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Gazetat dhe televizionet private si dikur nga kompanite piramidale perfitojne sasi te majme parash nga reklamimi i ketyre produkteve. Per kete arsye produktet qe ata reklamojne nuk i nenshtrohen asnje verifikimi paraprak mbi vlefshmerine e diplomave qe leshon njeri apo tjetri universitet. Ajo qe mbetet eshte fakti se mashtrohet per te fituar duke kryer nje krim te rende me pasoja te parikthyeshme per te ardhmen e vete arsimit sepse nuk kemi ende te ndertuar nje institucion qe duhet te merret me mashtrimin ne reklamat si ne rruge gazeta televizione apo radio. Ato vazhdojne te reklamojne me menyren e tyre te mashtrimit dhe shteti i lejon Nuk mund te vazhdohet me tej me moton te pasurohemi nje here dhe te presim se do te amnistohemi dhe do te licencohemi me vone nga Ministria e Arsimit. Dje cuditerisht ministri i Arsimit ne nje prej studiove te TV-ve te shumta te Tiranes foli per shume gjera por foli fare pak per sistemin dhe universitetet publike edhe pse perballe pati studente te shumte te ekselences se Universitetit Publik te Tiranes qe shkelqenim me talentin e tyre Nuk e kuptojme pse qeveria ka vendosur te aplikoje politika kombetare favorizuese ndaj zhvillimit te arsimit privat dhe per me teper tani qe duket qe ky proces ka degraduar...

Autori Drejtor i Institutit te Ceshtjeve Kombetare

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›