E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Botërore: Konsultime dhe kritika për sistemin e shpërndarjes së energjisë

Grupi i Bankës Botërore organizoi një takim konsultativ për të dëgjuar opinione në lidhje me strategjinë e re të sektorit energjetik, e cila pritet të përfundohet në fillim të vitit 2011. Sipas një njoftimi nga banka Botërore mësohet

se takimi mblodhi së bashku një sërë aktorësh, duke përfshirë zyrtarë qeveritarë, përfaqësues nga bankat multilaterale për zhvillim, donatorë dhe organizata të tjera joqeveritare, akedemikë, ekspertë si dhe individë nga sektori privat. Dokumenti i qasjes së Strategjisë për energjetikën, e cila përcakton objektivat dhe themelet e një qasjeje të propozuar, përbëri bazën e diskutimeve. Eksperienca e Shqipërisë në sektorin energjetik ka një sërë mësimesh të nxjerra të vlefshme për vendet e tjera tha Masami Kojima, Specalisiti kryesor për energjinë në Grupin e Bankës Botërore, i cili prezantoi strategjinë në Tiranë. Opinionet që ne dëgjuam nga njerëzit këtu në Tiranë dhe në vende të tjera do ta ndihmojnë Bankën Botërore të përpunojë strategjinë e vet në mënyrë që të adresoje sfidat energjetike në një mënyrë sa më efektive, thkesoi ajo. Sipas të njëjtave burime në katër muajt e fundit, një seri konsultimesh janë organizuar në një sërë vendesh, duke përfshirë Kinën, Indonezinë, Kenian, Republikën Popullore Demokratike të Laos, Meksikën, Perunë, Tunizinë, Turqinë dhe Ukrainën. Këto konsultime janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë globale për të mbledhur opinione nga një gamë e gjëre perspektivash në lidhje me mënyrën sipas së ciles Grupi i Bankës Botërore mund të ndihmojë në mënyrën më të mirë të mundshme vendet në zhvillim duke përmirësuar aksesin dhe qëndrueshmërinë e furnizmit me energji, ndërkohë që ndihmon edhe në lehtësimin e kalimit në një rrugë zhvillimi të një energjie të qëndrueshme nga pikëpamja mjedisore. Materialet dhe opinionet e marra do të përdoren për të prodhuar një dokument draft të Strategjise për energjetikën, e cila do të vendoset në faqen në internet, së bashku me një dokument ku shpjegohen mënyrat se si çështjet e ngritura gjatë konsultimeve janë adresuar gjatë hartimit të strategjisë.

Last Updated on E Enjte, 03 Qershor 2010 22:34

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›