E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja ankesat e qytetarëve për shërbimin e Albtelekom, dhjetëra çështje në gjykatë

Shoqata e Konsumatorëve: Abonentët gënjehen me reklamat e Albtelekom, u mbahet trefishi i tarifës së caktuar

Në relacionin vjetor të një viti më parë përkatësisht në vitin 2009 , Shoqata Kombëtare e Konsumatorëve Shqiptarë, përsa i përket qindra ankesave të qytetarëve nga i gjithë vendi, ka nxjerrë këto të dhëna që paraqiten në raportin e mëposhtëm.

Të dhënat që dalin nga ky raport vjetor, në shkallë vendi ashtu siç raportohet edhe nga zyrat e Këshillimit qytetar të Mbrojtjes së Konsumatorit si grupe, degë, apo pikat e kontaktit dhe në bazë të rajoneve, këto të dhëna përfshijnë ankesat me shkrim, të cilat qytetarë të ndryshëm i dërgojnë me anë të letrave, ose i shkruajnë e i formulojnë direkt në momentin që paraqiten në zyrën e konsumatorit, jo vetëm në kryeqytet. Një tjetër formë të cilët konsumatorët nëpërmjet të cilës konsumatorët mund të ankimojnë ankesat e tyre janë edhe ankesat me gojë, të thëna e të deklaruara direkt në zyrën e shoqatës pranë Ministrisë së Mbrojtjes përballë Albtelekomit. Sipas drejtuesve të shoqatës kombëtare të Konsumatorëve Shqiptarë, një tjetër mënyrë që konsumatorët mund të ankohen për shqetësimet e tyre është njoftimi ose ankesa nëpërmjet adresës me i-mail të vënë në dispozicion nga shoqata. Shumica e problemeve të konsumatorëve mund të dalin nga mbledhjet dhe konferencat që dalin gjatë vitit. Sipas njoftimit nga zyra e Shoqatës Kombëtare të Konsumatorëve llojet e ankesave janë si më poshtë. Mungesë fature mbi numrin e impulsive telefonike të konsumuara. Heqja e Kodit të Kontrollit, të impulsive. Ndërprerje të sinjalit. Zhurma të ndryshme që pengojnë në komunikimin me telefonin fiks. Ndërrim numri, në rastet kur personi nuk ka qenë prezent në familje për disa muaj e për këtë arsye nuk e ka përdorur në asnjë rast telefonin, e për shkak të kësaj nuk ka paguar asnjë shumë parash, Albtelekom, i ndërpret në mënyrë të menjëhershme e pa lajmëruar abonentin linjën e telefonit. Ose në rastet më banale Albtelekom, i ndërron numrin e telefonit abonentit pa e vënë në dijeni atë. Nga ana tjetër një tjetër lloj ankese e cila gjendet më së shumti në qindra dosjet e Shoqatës së Konsumatorit është edhe ajo në lidhje me mungesën e transparencën e konsumatorëve përsa i përket sistemit ose shërbimit ADSL, (internetit). Një numër të konsiderueshëm zënë edhe ankesat që kanë të bëjnë për parametrat e shpejtësisë për këtë shërbim i cili në pothuajse të gjitha familjet që e kanë marrë e kanë paguar shumën e kërkuar, ka probleme të mëdha e nuk kryen në asnjë rast nevojat e kërkuara nga abonentët. Sipas drejtuesve të Shoqatës shpesh herë konsumatori diskriminohet përveçse mashtrohet e abuzohet me të nëpërmjet shërbimeve fallco nga ana e Albtelekomit.


Precedenti
Sipas Shoqatës, shpesh herë qytetari diskriminohet siç ndodh në rastet e deklarimit se shërbimi i Albtelekomit për telefoninë fikse do të jetë në shumën e 500 lekëve të reja dhe nga Albtelekom ju mbahen plot 1300-1500 lekë të reja për pagesën e telefonisë fikse. Në këtë rast diskriminimi që i bëhet konsumatorit ka të bëjë me reklamat çoroditëse të këtij institucioni të cilat njëkohësisht janë mashtrim i hapur për qytetarët në rastet kur nuk i tregohen pagesat e çmimet e vërteta të shërbimeve si TVSH, tarifa e shërbimit etj. Çdo gjë që nuk deklarohet nga Albtelekomit, ka të bëjë përkatësisht me gjendjen në të cilën janë qytetarët që në shumicën e rasteve janë të painformuar përsa i përket ligjeve e mënyrave se si mund të perceptohet e ndjekur nja ankesë nga ana ligjore.


Çështjet, në gjykatë
Por një tjetër formulë ankese e cila është e bazuar në të gjitha format ligjore dhe gjithashtu është e mbështetur konform të gjitha dispozitave të përcaktuara me ligj, janë edhe ankesat të cilat kanë të bëjnë me shuma të mëdha parash të shënuara në fatura të paqena e të përllogaritura nga Albtelekom për abonentë të thjeshtë apo biznese, nëpërmjet impulsive të paqena. Sipas Shoqatës së Albtelekom ky institucion u vjen në ndihmë abonentëve të cilët çështjet e tyre përsa i përket faturave apo problemeve e padrejtësive nga Albtelekom duan tja drejtojnë prokurorisë apo gjykatës. Pranë këtij institucioni i cili është në vendin tonë i vetmi i këtij lloji që merret direkt me shqetësimet e ankesat e konsumatorëve të thjeshtë e shqyrton me seriozitet ankesat e tyre, numërohen dhjetëra ankesa e dosje që tashmë i janë dërguar për zgjidhje edhe gjykatave apo instancave të tjera ligjore.

Arta AGOLLI

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›