E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Boterore: Marreveshja e re, me pak fonde

Blerina Hoxha
Shqiperia po hyn ne nje faze te re te marredhenieve me Banken Boterore, ku kredite qe institucionin financiar nderkombetar do te jape, do te jene teresisht me kushtet e tregut. Perfaqesuesja e Bankes boterore ne vendin tone, Camil Naumah ka sqaruar dje disa detaje ne lidhje me marreveshjen e re. Sipas saj qeveria duhet te tregohet e kujdesshme ne strategjine e re te partneritetit me kete institucion nderkombetar, per sa i perket perzgjedhjes se projekteve apo vonesave ne zbatimin e tyre. Kjo pasi rrezikohet thellimi i borxhit publik, tregues qe ka arritur aktualisht ne 59.5 per qind te Produktit te Brendshem Bruto. Strategjia e ardhshme e partneritetit mes Shqiperise dhe Bankes Boterore, perfshin periudhen qershor 2010-qershor 2014. Ky dokument do te diskutohet me qeverine shqiptare dhe ne fillim te veres do t'i paraqitet per miratim bordit te drejtoreve ekzekutive te Bankes Boterore. Qe prej vitit 1991, Banka Boterore ka dhene per vendin tone mbi 1 miliard dollare kredi pa interesa. "Ne te kaluaren, kredite pa interesa te Bankes nga IDA ishin 70 per qind ne formen e grandeve. Sot, Shqiperia ka kaluar ne fazen e thithjes se financimit tregtar nga banka. Kjo do te thote se, sipas Strategjise se Partneritetit te Vendit, eshte e nevojshme te jemi me selektiv ne numrin dhe fushen e projekteve, por edhe t'i kushtojme vemendje te madhe ritmeve te zbatimit te projekteve", tha Naumah. Gjate deklarates per mediat perfaqesuesja e Bankes Boterore ne Tirane, tha se jane konstatuar vonesa ne projektin per menaxhimin e tokes dhe per shkak te mosperdorimit te 1.6 milione dollareve ne komponentin e trete te projektit u be rialokimi i tyre, per perballimin e situates se permbytjeve. Nuamah ka bere te ditur se per bashkite e Beratit, Elbasanit, Shkodres dhe Kazmes fondet e se cilave u tenderuan, qeveria ka marre persiper qe te gjeje burime shtese nga buxheti. Megjithese lidhur me kete ceshtje, do te diskutohet edhe nga nje ekip nga Uashingtoni i Bankes Boterore qe mberrin ne Tirane kete fundjave.
Mars, inflacioni nis uljen
Inflacioni gjate muajit mars ka nisur nje trend ne ulje. Sipas Institutit te Statistikes niveli i pergjithshem i cmimeve ne muajin mas zbriti 3.9 per qind, niveli me i ulet i regjistruar gjate ketij viti, teksa ne janar shenoi 4.1 dhe ne shkurt 4.4 per qind. Sipas publikimit me te fundit nga INSTAT, cmimet e konsumit ne muajin mars, shenuan nje rritje prej 0.1 per qind krahasuar me muajin e meparshem. Rritje me e madhe i takon tarifave te ujit te pijshem me 25.1 per qind. Gjate marsit ka vijuar shtrenjtimi i cmimeve te karburantit, krahasuar me shkurtin, cmimi i naftes u rrit me 1.4 per qind ndersa i benzines me 3.2. Ndersa brenda indeksit ushqime dhe pije jo alkoolike nuk ka pasur ndryshime te ndjeshme krahasuar me muajin paraardhes. indeksi i grupit "Transport" shenoi nje rritje prej 0.5 per qind. Edhe gjate ketij muaji vazhdoi rritja e cmimit te karburanteve dhe konkretisht cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 1.4 per qind, dhe cmimi i benzines 3.2 per qind. Gjithashtu rritje shenoi edhe indeksi i grupit "Qera, uje, lende djegese dhe energji", shenoi nje rritje prej 0.2 per qind, ku mund te vecojme rritjen e cmimit te ujit te pijshem me 25.1 per qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›