E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet private mbi 10 milione euro , qeveria merr persiper shpronesimet

Ceshtjet e pronesise mes investitoreve te medhenj dhe pronareve do te zgjidhen nga qeveria. Ne nje vendim te fundit, Keshilli i Ministrave ka marre persiper cdo pretendim pronesie, duke marre persiper te nderhyje vete si pale edhe ne proceset gjyqesore te investitoreve me pronaret. Detajet e projektit i ka dhene dje ministri i Ekonomise, Dritan Prifti ne nje komunikim me mediat. Sipas tij, projektligji per investimet e huaja parashikon shmangien e problemeve te pronesise dhe nxitjen e investimeve te huaja ne Shqiperi. Tashme cdo barre, e cila mund te shfaqet gjate investimeve, do t'i kaloje shtetit shqiptar dhe jo investitoreve. "Do te behet nje mbrojtje e posacme nga shteti per investimet e huaja. Do te kene mbrojtje kur kryhen investime ne energjetike, ne turizem, ne infrastrukture dhe kur shuma e investimeve te huaja, eshte mbi 10 milione euro. Cdo problem pronesie do t'i kaloje shtetit dhe jo investitoreve", tha dje Prifti. Sipas Ministrise se Ekonomise, ligji i miratuar erdhi si pasoje e bllokimeve qe jane shkaktuar ne nje numer te madh investimesh te rendesishme nga konfliktet gjyqesore me persona qe kane pasur pretendime mbi pronesine e trojeve. Vitet e fundit nje sere projektesh ne sektore te ndryshem nuk kane mundur te realizohen per shkak te problemeve qe jane hasur me pronen. I tille ishte fshati turistik ne Kakome. Deri tani qeveria kishte nderhyre per shpronesime vetem per projektet publike, por me vendimin e nje dite me pare, ekzekutivi synon ta shtrije procesin e kompensimit te pronave edhe ne favor te investimeve te medha me vlera mbi 10 milione euro.
Qellimi
Projektligji per investimet e huaja parashikon shmangien e problemeve te pronesise dhe nxitjen e investimeve te huaja ne Shqiperi. Tashme cdo barre e cila mund te shfaqet gjate investimeve, do t'i kaloje shtetit shqiptar dhe jo investitoreve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›