Bojaxhi, emerohet ne krye te Inspektoriatit te Ndertimit
Ish-Drejtori i Pergjithshem i KESH-it, Gjergj Bojaxhi emerohet ne krye te Inspektoriatit te Ndertimit. Pas prezantimit ne kete post nga ministri i transportit dhe puneve publike Sokol Olldashi, Bojaxhi ka deklaruar se te gjitha hapesirat publike, do te pastrohen nga ndertimet pa leje , perfshi ketu akset kombetare dhe bregdetin. "Inspektoriati do te kete zona prioritare si akset rrugore, akset energjetike, parqet kombetare, kurora e gjelber e kryeqytetit si dhe zonen e bregdetit, peizazhi i te ciles eshte nje pasuri kombetare dhe ne ne menyre sistematike do ta pastrojme nga ndertimet pa leje. Une e kuptoj qe do te jete nje proces i veshtire, mbase shpesh here dhe i dhimbshem por teper i domosdoshem, ne menyre qe vendi te kete nje zhvillim te qendrueshem urban dhe ekonomik" u shpreh Bojaxhi. "Situata eshte e tille qe nuk jemi me qytetare qe ndertojme ne menyre ekstraligjore, por kane filluar dhe institucione te pushtetit vendor qe po abuzojne me ligjin dhe po ndertojne ne menyre te paligjshme. Ndaj shkeljes se ligjit jane njelloj si qytetaret dhe institucionet. Jam i bindur qe zoti Bojaxhi do t'i japi permasen e duhur Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik", u shpreh Olldashi. Inspektoriati do te kete zona proritare si akset rrugore, akset energjetike, parqet kombetare, kurora e gjelber e kryeqytetit te vendit si dhe zonen e bregdetit, peizazhi i te ciles eshte nje pasuri kombetare dhe ne ne menyre sistematike, do ta pastrojme nga ndertimet pa leje.