E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Boterore, OSSH nuk mund te perdore garancine per te mbuluar kostot

Operatori i Sistemit te Shperndarjes nuk do te mund te perdore garancine 60 milione USD te Bankes Boterore. Lajmin e ka dhene vete perfaqesuesja e BB ne vendin tone, Camile NAUMAH. Ajo ka sqaruar se perdorimi i garancise kerkon nje procedure te gjate dhe nuk do te mund te perdoret per te mbuluar kostot e cmimit te energjise elektrike. Duhen te shqyrtohen nje sere procedurash dhe te dhenash teknike per te vleresuar perdorimin, eshte shprehur zyrtarja e larte e BB-se. Pak dite me pare ceket e OSSH-se njoftuan se do te nisin procedurat ligjore, per te prekur garancine 60 milione euro te dhene nga Banka Boterore per procesin e privatizimi Por ministri i Energjetikes, Dritan Prift ka garantuar se qeveria do te gjeje menyra te reja kompensimi per ceket e OSSH-se, por rritje te metejshme te cmimit te energjise elektrike nuk do te kete . Ai tha se, nuk do te kete rritje te metejshme te cmimit, por mund te gjenden mekanizma kompensimi per kompanine, me qellim mbulimin e nje pjese te humbjeve. Kompania ceke njoftoi dje se, do te nise procedurat ligjore per te prekur garancine 60 milione euro te dhene nga Banka Boterore per procesin e privatizimit. Por ministri Prifti eshte shprehur se, eshte ne interesin e te gjitha paleve qe te gjendet nje zgjidhje tjeter, me qellim qe privatizimi i OSSH-se te jete i suksesshem. "Do te kerkoj nje konsultim me Entin Rregullator per t'u informuar me ne detaje per ankesen qe do te shkoje nga OSSH-ja atje, per te pare mundesine se si ndonje pjese e ankeses se OSSH-se mund te rishikohet. Ka disa mekanizma kompensimi dhe duhet te aktivizohen per te garantuar kompanine. Une do te insistoj qe te pakten pjesen qe ka ne dore qeveria ne duhet te bejme maksimalen per te kompensuar ne nje menyre te drejte kompanise", u shpreh ministri Prifti. Nga ana tjeter, Enti Rregullator, thekson se "CEZ" nuk ka te drejte ta preke garancine me vendimin qe ata kane marre. Vetem tre dite me pare, Enti Rregullator i Energjise vendosi te rrise me 13 per qind cmimin e energjise elektrike per vitin e ardhshem, nderkohe qe ceket kishin kerkuar 10 per qind me shume rritje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›