E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet me dhune tregtari i bizhuve, demi 1.2 milione leke

Mallakaster- Grabitet ne mes te qytetit te Ballshit, tregtari i argjendarive. Demi i shkaktuar llogaritet ne 1.2 milione leke, te gjitha ne materiale bizhuje qe mbaheshin ne nje cante sportive nga biznesmeni. Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme, ndersa policia pasi mori denoncimin nga i demtuari 50 vjecar, arriti qe brenda disa oresh te ndalonte dy prej te dyshuarve te identifikuar, si Renaldo Hasanaj 22 vjec dhe Elvis Kapaj 24 vjec, banues ne Ballsh. Vjedhja ka qene e dhunshme, pasi autoret e dyshuar, pasi kane ndjekur nga pas tregtarin qe kishte bere furnizim te ri me bizhu, i kane zene rrugen ne nje pjese te frekuentuar pak nga njerezit dhe nen kercenimin me mjete te forta i kane marre nga dora canten me bizhu. Brenda pak minutash biznesmeni ka depozituar denoncimin ne polici, duke telefonuar edhe sallen operative. Ndersa grupet e gatshme ushtruan kontrolle ne te gjitha rruget dhe hyrje-dalje te qytetit. I demtuari ka deshmuar per grupin hetimor se autoret kane qene pa arme zjarri dhe pa maska, ndersa kane pasur sende te forta dhe ushtruan presion psikologjik per te marre canten. Vlera e mallit sipas tij shkonte ne 1,2 milione leke. Ai ka dhene edhe karakteristikat e te dyshuarve dhe moshen e tyre, ndersa brenda dy oresh uniformat blu identifikuan dhe kapen te dyshuarit se bashku me mallin e grabitur. Gjate marrjes ne pyetje, te dyshuarit jane perpjekur te mohojne akuzat, por gjate paraqitjes per njohje biznesmeni i ka denoncuar si autoret e grabitjes se dhunshme ne mes te qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›