E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devolli ben "kurban" 2 mije gjela deti

Gramsh- Moti i keq ben "kurban" edhe 2 mije gjela deti, qe u mbyten nga prurjet e shumta te lumit Devoll ne aksin Cerrik-Gramsh, ndersa transportoheshin me nje kamion ne drejtim te Elbasanit. Nje tjeter mjet i rende u bllokua po ne kete segment afer Banjes, pasi dalja nga shtrati shkaktoi rritjen e nivelit te ujit dhe permbytjen e mjetit me dru zjarri dhe te siperfaqeve te tera me toke. Per fat te mire nuk ka pasur te lenduar, por vetem dem ekonomik, ndersa policia dhe zjarrfikesit nxoren nga rreziku dy shoferet. Nje grup veterineresh te Drejtorise se Bujqesise dhe Ushqimit ne Elbasan, udhetuan drejt Gramshit per te kryer groposjen e 2 mije gjelave te mbytur, per te mos rrezikuar ndonje epidemi te mundshme pas ngordhjes se tyre. Demi ekonomik shkon ne rreth 8 milione leke, pa llogaritur demtimin e kamioneve nga rrembimi prej ujerave te lumit Devoll.
Burime te policise vendore, thane se dy mjetet e renda udhetonin ne te njejtin aks dhe ne te njejten ore ne drejtim te Elbasanit pasditen e djeshme. Pikerisht ne keto momente Devolli ka dale nga shtrati dhe rrjedha e lumit i ka marre me vete per disa metra. Shoferet te kercenuar nga mbytja, njoftuan policine vendore qe mberriti ne vendngjarje dhe u dha ndihmen e pare. Aksi Cerrik-Gramsh vazhdon te jete i permbytur qe prej dites se diel, si pasoje e daljes nga shtrati te lumit Devoll nga reshjet e dendura. Me i demtuar ka qene segmenti prane Banjes, ku eshte permbytur dhe ura e rruges kryesore e mbushur me gure dhe zhavorr, duke bere qe drejtuesit te perdorin rrugen e vjeter. Aktualisht rreth 5 kilometra te ketij aksi vazhdojne te mbeten nen uje, nderkohe qe permbytjet kane perfshire dhjetera hektare siperfaqe tokash. Kurse ne fshatin Holtas ka pasur rreshqitje te dherave dhe rrezikim te disa banesave. Banoret jane evakuuar deri ne nje faze te re te nderhyrjes nga autoritetet vendore. Probleme te bllokimit te rrugeve nga bora dhe rreshqitje dherash ka pasur edhe ne komunen e Kukrit ne Gramsh, por pa demtime ne njerez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›