E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fieri si Venecia, Vjosa permbyt banesa e toka

Edhe Venecia do ta kishte zili pamjen e qytetit myzeqar te Fierit gjate dites se djeshme. Ujerat e lumit Vjose dhe Gjanice vershuan pas prurjeve te shumta qe i nxoren nga shtrati, duke permbytur qindra hektare toke dhe dhjetera shtepi ne qytet. Nen uje ndodhen dhe shume banesa prane shtratit te lumit, ndersa banoret kane gjetur strehe te perkohshme ne tarracat e shtepive, deri ne renien e nivelit te ujit. Probleme mesohet se ka pasur edhe ne aksin rrugor Vlore-Selenice, pasi vershimi i Vjoses ka bllokuar rrugen kryesore. Sipas prefektit te Fierit, Bujar Hasaj, niveli i ujit arriti ne 7.5 metra, nga 5.5 m qe eshte pika kritike. Sipas shifrave qe disponon Shtabi i Emergjencave i ngritur me kete rast ne prefekture, jane permbytur rreth 510 ha toke bujqesore dhe rreth 30 shtepi te fshatit Ferras. Mesohet se me te demtuar nga permbytjet kane dale banoret e fshatrave Ferras, Pishporo e Cerven. "Efektivet e policise u shperndane ne grupe ne terren per evakuimin e familjeve me te rrezikuara", u shpreh Hasaj. Sipas tij, krahas grupeve te emergjences ne terren jane dhe grupet e verifikimit te demit, me qellim perpilimin e dokumentacionit te nevojshem, per vleresimin dhe demshperblimin e te demtuarve.
Por diten e djeshme nje pjese e banoreve e kaluan kohen mbi tarraca duke shpresuar qe niveli i ujit te mos rritej. Emergjente ka qene gjendja per nje vajze te semure mes banoreve, derisa i ka ardhur ndihma e shpejte. Ndersa shume prej banoreve jane detyruar qe te braktisnin shtepite per shkak te vershimit te ujerave edhe ne qytet.
Ujerat e lumit Vjose kane permbytur edhe rrugen kombetare ne aksin Selenice-Vlore me gjatesi 1 km, ndersa jane demtuar rreth 200 hektare toke ne kete zone deri ne afersi te Selenices. Kryetari i bashkise se Selenices, Ilia Seferi, beri te ditur se gjendja ka qene e rende dhe qarkullimi u bllokua. Demtime ka pesuar edhe stacioni i pompave te ujit te pijshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›