E Diel, 1 Nëntor 2026

166 femije viktima te braktisjes

Bullgari Raporti akuzon keqtrajtimet ne shtepite e kujdesit ne 10 vitet te fundit

Rreth 180 femije me aftesi te kufizuara mendore jane lene ne meshire te fatit e si pasoje kane gjetur vdekjen ne shtepite e kujdesit ku ishin derguar per te qendruar. Behet fjale per nje periudhe prej dhjete vitesh.

Femijet ne shtepite e kujdesit te financuara nga shteti jane keqtrajtuar dhe braktisur mizorisht nga edukatoret e tyre. Ata madje ne shume raste edhe jane lidhur ne shtrat apo ne karriget e tyre me rrota per te mos levizur dhe ka shume pretendime edhe per abuzime seksuale ndaj tyre. Keto dhe te tjera akuza jane pjese e perfundimit te raportit te fundit te Komitetit Bullgar te Helsinkit. Kryeprokurori bullgar Boris Velchev tha se pjesa me e madhe e vdekjeve nuk i jane raportuar kurre policise. Raporti bazohet ne hetimet e kryera nga hetuesit e ceshtjeve te te drejtave te njeriut dhe hapesira e hetimit perfshin 26 shtepi kujdesi per femijet ne te gjithe vendin ne te cilat strehohen 1350 femije. Sipas hetimit pjesa me e madhe e vdekjeve ka qene teresisht e shmangshme. Sipas hetimeve paraprake pjesa me e madhe e vdekjeve eshte shkaktuar nga mungesa e kujdesit te personelit. Nje pjese e vdekjeve eshte shkaktuar nga kequshqimi nje pjese tjeter nga braktisja ne momente krizash shendetesore apo nga mungesa e higjienes dhe nje pjese tjeter nga aksidente dhe abuzime nga personeli apo persona te huaj. Ka edhe raste te cilave ekspertet nuk ua kane gjetur shkakun e vdekjes. Sipas specialisteve deklaratat se shume femije vdesin per shkak te defekteve qe kane jane teresisht te rreme. Ne pjesen me te madhe te rasteve femijet me aftesi te kufizuara vdesin nga braktisja dhe keqtrajtimet e ndryshme mes te cilave edhe abuzimet seksuale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›