Meta e nis me KESH Kujdes TEC-in e Vlores
Ministri i ri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta ka preferuar ta nise punen nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare KESH si sektori me i rendesishem qe menaxhohet nga ministria. Ne diten e dyte te punes ministri Meta takoi kreun e KESH-it Engjell Zeqo per tu informuar rreth situates energjetike ne vend perfshi edhe problemet qe ka sot KESH-i sic eshte TEC-i i Vlores qe vijon te jete i bllokuar edhe pse punimet kane perfunduar. Projekti ka kushtuar rreth 100 milione euro per ndertimin e te cilit KESH-i ka marre kredi nga disa institucione financiare ka shpenzuar miliona leke per ta bere gati te prodhoje por ende nuk eshte konkretizuar pasi jane konstatuar probleme me tubat qe shtrihen ne det. Duke e ditur rendesine qe ka projekti ministri dhe zevendeskryeministri Meta deklaroi hapur se nuk do te kete tolerim ndaj asnje kompanie private qe shkel kontraten me palen shqiptare.
Dua te terheq vemendjen per nje qendrim konsekuent te KESH-it ne raport me kontraktorin me qellim qe te adresohen te gjitha pergjegjesite per mosrealizimin ne kohe te projektit dhe te merren te gjitha masat per te minimizuar kostot e shkaktuara nga vonesat ne implementimin e projektit. lsquoUniforma jone ne raport me te gjithe kontraktoret me te gjithe investitoret me te gjithe donatoret duhet te jete plotesim absolut i detyrimeve nga ana jone nga KESH-i dhe nga ana e qeverise dhe e shtetit shqiptar dhe njekohesisht plotesim absolut i te gjithe detyrimeve te tyre sepse cdo tolerance pastaj shnderrohet ne nje problem serioz per te ardhmen dhe per funksionimin e ketyre veprave kaq te rendesishme u shpreh ministri i Ekonomise dhe Energjetikes ndersa ne krah te tij qendronte kreu i KESH-it. Ky i fundit informoi Meten per te gjitha levizjet qe jane bere per zgjidhjen e problemit te TEC-it.
Aktualisht Termocentrali i Vlores i ndertuar per te prodhuar energji elektrike me lende te pare nga nafta eshte nje projekt i mbeshtetur dhe financuar nga Banka Boterore si dhe nga disa donatore ndersa nje kompani italiane beri te mundur ngritjen e objektit.
Ajo cfare ka ndodhur lidhet me dy tubat e naftes dhe ftohjes se ujit te cilat jane vendosur ne det ne pozicione aspak te favorshme aq sa rrezikojne carjen ne rast se prane tyre kalojne anije. Te dy tubat pervec pozicionimit jo te duhur nuk jane puthitur sipas parametrave te kerkuara ndersa mendohet qe njeri eshte care duke mos mundur te jape garanci per projektin me gjigant energjetik te ndertuar ne 20 vitet e fundit. Per kete shkak Meta eshte informuar me negociatat qe po kryhen me kompanine italiane e cila pas shume diskutimesh u desh edhe nderhyrja e bankes Boterore pranoi te merrte persiper rehabilitimin nga e para.
Vemendja e ministritNisur nga akuzat e shumta dhe problematikat qe mbart KESH ne teresi ministri u ka kerkuar krereve te korporates te bejne kujdes me te dhenat dhe kontratat dhe se cdo veprim cdo tregues duhet bere transparent. Per Meten eshte shume e rendesishme informimi i konsumatorit mbi situaten energjetike ne vend. KESH-i nuk eshte me operatori i vetem ne kete treg te ri qe po ristrukturohet ndaj dhe koordinimi i veprimeve me te gjithe aktoret e tjere te tregut energjetik per te siguruar plotesimin e kerkeses pa nderprerje me energji vecanerisht gjate dimrit mbetet prioritet tha Meta.