E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Boterore: Tregu i punes ne Shqiperi, informal

Tregu i punes dhe ceshtje te konkurrueshmerise ne Shqiperi kane mbledhur dje nen drejtimin e Bankes Boterore eksperte te ekonomise, te cilet do te trajtojne per dy dite me radhe ne krijimin e aftesive te duhura per pune, arsimimin, sherbime baze te financimit te krahut konkurrues te punes etj. Ne kete takim ka marre pjese edhe Kryeministri Sali Berisha. Eksperte te Bankes Boterore dhe ata shqiptare pergjate dy diteve ne Tirane, do te prezantojne punimet e tyre mbi tema qe perfshine kostot e punes dhe informalitetin, bujqesine, prirjet e tregut rural te punes si dhe konkurrueshmerine.

Tema qe do te trajtohen do te jene analiza te varferise, mbrojtja sociale, migrimi dhe rrjedhja e trurit, si dhe ceshtje te biznesit te vogel, perfshire aksesin per kredi dhe teknologji. Kryeministri Berisha u shpreh gjate konferences se "qeveria eshte e vendosur te beje cdo perpjekje per krijimin e nje tregu dinamik pune, mbi te gjitha te lire, ne konceptin e hapesirave, te afte per t'iu pergjigjur nje zhvillimi aktual te admirueshem te ekonomise, por qe eshte thjesht nje stacion, per te ecur me perpara". Perfaqesuese e Bankes Boterore ne Tirane, Camille Nuamah, tha se kjo konference, e para e ketij lloji per Shqiperine, u parapri nga nje thirrje per punime te grumbulluara mbi kete teme nga studiues shqiptare dhe te huaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›