Naftetaret e ARMO-s, pagat do te rriten 30%
Ankthi per mijera punonjes te ndermarrjes shqiptare te naftes ARMO, se do te humbnin vendin e punes nga kalimi ne pronesi private te kompanise, ka marre fund.
Drejtuesit e Konsorciumit amerikan "Refinery Associates of Teksas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group", qe fitoi piket me te larta te vleresimit prej 93,14 pike per blerjen e 85% te aksioneve shteterore te ARMO-s, thane dje se, jo vetem qe te gjithe punonjesit do te rikthehen pune, por brenda muajit te pare, pagat e naftetareve do te rriten 30 per qind. Drejtori i Pergjithshem i sapoemeruar nga ky konsorcium, per te drejtuar pas privatizimit kompanine ARMO, biznesmeni Rezart Taci, u shpreh se "nuk do te kete asnje largim nga puna per punonjesit e kompanise ARMO, dhe per shkak te shkalles se investimeve qe do te behen, do te kete punesime te reja ne staf dhe punonjes". Ai ka siguruar tashme se te gjitha te pushuarit nga puna do te rimerren, serish per shkak te eksperiences qe ata mbartin ne sektorin e nxjerrjes dhe perpunimit te naftes. Privatizimi dhe ristrukturimi i sektorit te naftes nxori para pak javesh 1700 persona te papune, kryesisht ne ARMO dhe ne “Albpetrol”. Perkatesisht, ne kompanine ARMO, nga 2120 punonjes qe punojne aktualisht, dolen te papune 606 punonjes, prej te cileve, ne KPTHN Ballsh, 302 punonjes nga 1232 gjithsej. Pushimet nga puna hasen ne kundershtite e forte te punonjesve, por edhe te partive politike opozitare. "Kemi gjetur nje staf entuziast brenda ARMO-s, si dhe eksperience mjaft pozitive", u shpreh presidenti i "Refinery Associates of Teksas", Joseph Desormeaux. Ndersa zevendespresidenti i kompanise "Mercuria Energy Group", David Ensor, ish-ekspert ne stacionin televiziv, CNN, pasqyroi aktivitetin e kompanise, e cila me qender ne Gjeneve ne Zvicer, eshte nje shoqeri e madhe nderkombetare ne fushen e tregtimit te naftes, petrokimikateve, te energjive te ndryshme, gazit etj. Ne vitin 2007, xhiroja vjetore arriti ne 33 miliarde USD, cka e rendit ne nje nga 5 kompanite me te medha ne bote, qe transportoi 391 linja transporti te naftes ne te gjithe boten. "Besoj se pervoja jone e tregtimit te naftes ne te gjithe boten, do ta coje para punen ketu ne ARMO", tha Ensor. Drejtuesit e konsorciumit amerikan tashme jane ne pritje te nisjes se negociatave me qeverine shqiptare per kontraten perfundimtare, ratifikimin nga Kuvendi te saj, si dhe te gatshem per te nisur punen ne kompanine ARMO.