Brace: Pensionet, qeveria mashtroi
Oli Xhilaga
Rritja e pensioneve dhe e pagave te buxhetoreve eshte genjeshtra e radhes se lancuar nga Kryeministri Berisha. Ky ka qene qendrimi i ardhur dje ligjvenesit socialiste, te cilet jo vetem qe shprehen mosbesues ne realizimin e nje skeme te tille, por dhe argumentuan se nje rritje e tille eshte krejtesisht qesharake. Keshtu, nenkryetari i Grupit kuvendor socialist, Erion Brace, gjate nje komunikimi me mediet, komentoi deklaraten e Kryeministrit Berisha, i cili premtoi se do te rrise pensionet ne fshat dhe ne qytet, si dhe pagat e buxhetoreve. Ne kete menyre, duke argumentuar me ane te perllogaritjeve matematikore, Brace beri me dije se “Kryeministri me i korruptuar ne Evrope, deklaroi se pensioni minimal ne qytet do te rritet me 10%. Kjo mase te ardhurash arrin ne qytet ne 11275 leke. Rritja prej 10% e pensionit minimal ne qytet perfaqeson nje rritje prej vetem 865 leke ne vit, ose 72 leke ne muaj, ose 2,4 leke ne dite”. Nderkohe qe po ne kete linje, Brace nenvizoi faktin se rritja prej 15% e pensionit minimal ne fshat perfaqeson nje rritje prej vetem 660 leke ne vit, ose 54 leke ne muaj, ose 1,8 leke ne dite. Gjithashtu, duke mos u ndalur ne etiketimet per kreun e ekzekutivit, deputeti socialist vleresoi se “Kryeministri i genjeshtres se mbajtur tha se do te rrise pagat e buxhetoreve. Pagat e mesuesve do te rriten me 14% kur ne relacionin e buxhetit te 2008, parashikohet 21%. Pagat e sektorit te shendetesise do te rriten me 14%, nderkohe qe relacionin e buxhetit e 2008, jane percaktuar rritje prej 16%. Pagat e mesme te administrates do te rriten me 7%, kur ne buxhetin e vitit 2008 parashikohen te rriten me 10%”. Ne kete menyre, per socialistet, ne deklaraten e Kryeministrit Berisha nuk ka asgje te qendrueshme apo te vertete.
Raporti
Sipas raportit te vitit 2007 te Bankes se Shqiperise, te dorezuar ne Kuvendin, thuhet se ne vendin tone jane 227 mije te punesuar ne sektorin privat jobujqesor. Asnjerit prej tyre nuk iu rritet rroga nga ana e qeverise.
Privatet
Banka e Shqiperise ne raportin e saj vlereson 522 mije te punesuar ne sektorin privat bujqesor dhe asnjerit prej tyre nuk iu rritet paga. Madje, qeveria “Berisha” nuk merr persiper te kompensoje asnje qindarke per ta, pavaresisht rritjes se cmimeve.
90
Per qind te papuneve te sotem jo vetem qe nuk do te perfitojne rroge, por nuk do te kompensohen ne asnje qindarke te tyren per rritjen marramendese te cmimeve. Zyrtarisht jane 122 mije te papune dhe vetem 1,7% e tyre marrin pagese papunesie.
221,7
milione dollare eshte vlera qe u eshte grabitur shqiptareve nga taksa e karburanteve ne harkun e nje viti kohor qershor 2007-qershor 2008. Vetem nga cmimi i naftes dhe karburanteve, taksat arrijne mbi 62 leke te reja per liter.
40
Milione dollare eshte vlera qe u eshte grabitur shqiptareve qe punojne. E kjo ne harkun e vetem 5 muajve permes takses se sheshte, 10% mbi cdo rroge qe aplikohet ne territorin e Shqiperise.