E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Monitorim lehtesimit dhe liberalizimit te vizave

Nje linje telefonike dhe nje adrese emaili eshte projekti i monitorimit te marreveshjes se lehtesimit te vizave mes Shqiperise dhe vendeve te Shengenit. Ky proces ka per qellim qe te kuptohet se sa realisht eshte lehtesuar levizja e shqiptareve drejt BE-se dhe te nxitet me tej procesi i liberalizimit te vizave. Nje nisme e tille eshte ndermarre nga Levizja Evropiane ne Shqiperi, ne bashkepunim me organizata te tjera joqeveritare nga vendet e Ballkanit Perendimor dhe European Citizen Action Service me qender ne Bruksel. Drejtuesi i kesaj levizje, Ditmir Bushati, duke shpalosur dy format, me te cilat do te realizohet monitorimi ne vendin tone, vuri ne dukje se, “qe sot do te jete funksionale nje linje komunikimi ku aplikantet e vizave Shengen mund te konsultohen. Linja telefonike 04-2253184 (nga ora 10:00-14:00) dhe adresa e emailit info@em-al.org do t’u sherbeje jo vetem individeve, studenteve apo akademikeve, por edhe organizatave te tilla si agjenci udhetimi, klube sportive, shoqata artistike apo komunitetit te biznesit”. Sipas tij, linja e komunikimit ka per synim te mbledhe fakte dhe t'i perdore ato ne funksion te nxitjes se metejshme te procesit te liberalizimit te vizave. “Rezultatet nga linja e komunikimit do te jene kryesisht ne trajten e "historive te jetuara", qe te terheqin vemendjen e vendim marresve ne nivel kombetar dhe evropian”, sqaroi Bushati lidhur me kete ceshtje. Nderkohe qe, etapa e dyte, sipas drejtuesit te Levizjes Evropiane ne Shqiperi, parashikon kryerjen e nje sondazhi ne konsullatat e shteteve te Shengenit ne Tirane, e cila do realizohet permes nje grupi intervistuesish dhe plotesimit te nje formulari te detajuar standard nga aplikantet shqiptare ne konsullatat e Gjermanise, Italise, Greqise, Frances dhe Austrise. Projekti “Eshte vertet e rendesishme? Lehtesimi i Vizave ne Ballkanin Perendimor” lancohet ne nje periudhe kur zhvillimet ne lidhje me procesin e liberalizimit te vizave rrethohen nga nje klime paqartesie. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›