Nishani: Ne janar 2009, kartat dhe pasaportat
Te gjithe shtetasit shqiptare do te jene te pajisur ne fillim te vitit te ardhshem me karta identiteti dhe pasaporta dixhitale. Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, premtoi dje, para Komisionit te Sigurise, se per gjashte muajt e mbetur do te mbyllet faza e sistemit elektronik te te dhenave dhe ne janar 2009, do te nise shperndarja e kartave te identitetit, por dhe pasaportave. Sipas tij, ato nuk do te jene te kushtueshme, por te detyrueshme per t’u marre nga te gjithe. “Nje pasaporte do te kushtoje sa aktualisht 5000 leke, ndersa kartat 1100 leke”, tha Nishani, duke theksuar se kjo e fundit do te jete dokument identifikimi qe duhet te mbahet ne cdo moment. Sipas ministrit, per zgjedhjet e ardhshme, gjithcka do te jete gati. Listat, do te pastrohen nga emrat e shenuar mbi nje here, apo dhe nga personat qe kane humbur jeten, por ende figurojne si zgjedhjes. Ai siguroi deputetet e opozites si Petro Koci e Stefan Cipa, qe ishin mosbesues, se per zgjedhjet e ardhshme parlamentare cdo gje do te jete gati. “Do te shperndajme formulare per t’u plotesuar per ata zgjedhes qe duhet te pajisen me karta. Dokumenti do te jete gati tri dite pas aplikimit. Po keshtu, do te regjistrojme dhe emigrantet, pasi do te shkojme shtepi me shtepi”, vijoi Nishani. Ministri i Brendshem theksoi se procesi do te jete transparent. Ai ftoi keshtu dhe opoziten qe te bashkepunoje ne realizimin e ketyre dokumenteve, pasi cdo gje do te jete e hapur. Nishani nuk mundi te jape nje pergjigje vetem mbi menyren se si do te detyroje qe te pajisen me karta dhe ata qe nuk kane leke t’i blejne ato. Nderkohe qe ai u ka dhene fund te gjitha dyshimeve ne lidhje me pajisjen e shqiptareve me dokumentin e identifikimit.
R.Rapushi
R.Rapushi