Banka Botërore dhe viti ’97
Para pak ditësh u përkujtua 20-vjetori i aktivitetit të Bankës Botërore në Shqipëri. Në ceremoni mori pjesë edhe Kryeministri S.Berisha, i cili e vlerësoi aktivitetin e këtij institucioni me dy standarde: Së pari me superlativa, dhe në fund foli me gjuhën e Blerim Çelës më ’97-ën. Le të shohim pjesë nga fjala e tij: “Ata erdhën në Shqipëri për një përkushtim, respekt për këtë vend që 20 vjet më parë përpëlitej në mjerimin e thellë. Ata, në zemër të Evropës do gjenin Ugandën dhe Angolën dhe e rimëkëmbën”. Sipas standardit të parë të kryeministrit shqiptar, BB ka qenë avokate e çmuar e interesave ekonomike shqiptare. “Unë mund t’u dëshmoj qytetarëve shqiptarë, që BB ka qenë avokate e dhembshur e interesave të tyre. Se ky institucion në asnjë rast e në asnjë rrethanë nuk ka injoruar efektet dhe dhimbjen e reformave, por ka bërë gjithçka që të zbusë këto dhimbje dhe të vendoset në anën e atyre që kishin nevojë”. Me gjuhën e B.Çelës kryeministri shqiptar do të jepte për publikun kumtin që mbante brenda edhe teoritë konspiracioniste, kur ai do të nxirrte në pah standardin e dytë për BB, duke folur për periudhën dramatike të skemave piramidale.
Ai theksoi se BB kërkoi falje që nuk mundi ta ndalte krizën e piramidave (të cilat sipas tij, nisur nga parimi se BB e dinte se ç’ishin piramidat, ishin toleruar me dashje prej saj): “Së fundmi kam një gjë personale; Shqipëria kaloi një nga momentet më dramatike me skemat piramidale dhe një burrë që arriti të bëhej dhe zv/president i BB do gjente forcën e integritetin qytetar për të kërkuar falje publike se nuk arriti të ndalte ngritjen e piramidave në Shqipëri. Unë s’e kam akuzuar ndonjëherë, por mendoj se ndoshta duhet të kishte qenë më i vëmendshëm në parandalimin e tyre”. Duke menduar se me këto dy standarde z.Berisha mund t’i bënte për të qarë përfaqësuesit e BB në Tiranë, ai përcaktoi edhe piketat për të ardhmen, nëse BB do të bindej të vepronte vetëm sipas standardit të tij të parë, duke thënë: “Sikundër projektet e saj të zhvillimit janë jetike për këtë vend, ne besojmë se investimet do të jenë përcaktuese për mbrojtjen e Shqipërisë nga kriza. Për zhvillimin e vendit dhe afrimin e mëtejshëm të vendit në BE, duhet të kemi të qartë se Shqipëria nuk mund të integrohet në BE si një vend i varfër. Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të rritur nivelin e të ardhurave”.
2. Nisur nga mendimi se një kryeministër duhet të flasë me kujdes me një nga dy institucionet kryesore jetëgjata financiare botërore të Breton Woods-it, për ne përbën risi deklarata e tij e rrallë mbi krizën shqiptare të piramidave financiare të vitit ’97, ku z.Berisha e sheh BB-në (indirekt edhe FMN-në) nën projektorët e teorive të konspiracionit mbi rolin e tyre në vendet e varfra dhe vendet ish-komuniste që po ndërronin sistemin politiko-ekonomik. Dashje pa dashje, edhe pse z.Berisha s’mund të lajë duart për piramidat financiare, e konsideroi BB-në dhe FMN-në, sigurisht, si institucione pasive ose edhe agresore dhe vendet e varfra si pre e tyre, të pamëshirshme për përfitime, pasi ato nuk mund të mos e dinin se ç’ishin piramidat financiare te ne. Ndoshta z.Berisha e ndjen që është në fund të karrierës së tij politike, që bën një deklaratë të tillë të guximshme dhe sfiduese për këtë institucion që di të mbajë shënime si rrallëkush. Por kjo mund të shihet si një sfidë e butë dhe me tërheqje plot elegancë dhe nuk e dimë në se mund të ketë pasoja pas pensionit të tij. Në dy shkrime rresht do të përpiqemi të shohim nën këtë këndvështrim të teorive konspirative, të mbrojtur me marifet prej z.Berisha, së pari strategjinë dhe rolin që luajnë këto institucione financiare për të futur gjahun e tyre në kolaps dhe krizë dhe në shkrimin e dytë, si u zbatua kjo strategji konkretisht në Shqipëri gjatë tërmetit financiar e politik të vitit ’97.
3. Dihet se ajo që quhet ‘terapeutia ekonomike shock’, në vendet e varfra si Shqipëria drejtohet nga dy institucionet kryesore financiare botërore: BB (Banka Botërore) dhe FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar), të cilat kishin festuar në korrik 1994 pesëdhjetëvjetorin e Konferencës së Bretton Woods-it, që i dha jetë krijimit të tyre me qendër në Uashington. Në shumë vende të varfra, “qeveria sovrane” detyrohet, nga marrëveshjet e firmosura me këto dy institucione të Uashingtonit, që të shënojë prioritetet e saj në një të ashtuquajtur “dokument i politikës strukturore”. Edhe pse në pamje të parë zyrtarisht dokumenti qeveritar është me prirje kombëtare, në fakt ai hartohet nën mbikëqyrjen e rreptë të BB dhe FMN, sipas një modeli standard të paracaktuar.
4. Në thelb ekziston një dallim i qartë i detyrave ndërmjet dy organizmave motra. FMN është e impenjuar në negocimin e politikave, që marrin një karakter vendimtar dhe që përfshijnë kurset e këmbimit dhe deficitin e buxhetit. Monitorimi i shërbimeve ekonomike të një vendi nga ana e FMN-së, hedh bazat për të ashtuquajturat “veprimtari të survejimit” të Fondit mbi politikat ekonomike të anëtarëve. Ndërsa BB, është më tepër e interesuar në procesin efektiv të reformave nëpërmjet zyrave të saj të përfaqësimit në nivel kombëtar dhe misioneve të saj të shumta teknike. Ajo bën të ndjehet prania e saj në shumë ministri të rëndësishme. Nën juridiksionin e saj vihen në jetë reformat në fushën e shëndetit, të edukimit, të industrisë, të bujqësisë, të transportit, të ambientit e kështu me radhë. Përveç këtyre, BB ka vendosur nën mbikëqyrje të kujdesshme edhe strukturën e shpenzimeve publike, nëpërmjet të ashtuquajturës “Kontroll i imët i shpenzimeve publike”. Pikërisht, nën mbikëqyrjen e saj vihet edhe hartimi i shpenzimeve në secilën nga ministritë e lartpërmendura. Në se i shohim me një logjikë deduktive detyrat e këtyre të dyjave, arrijmë në përfundimin se ato janë qeveritë e vërteta hije dhe ndihmojnë, veç të tjerash, në hierarkizimin e gradëve të ndryshme të fuqive e kompetencave lokale a rajonale që, pa e ditur, shërbejnë si elementë përbërës të strukturës unike që mund të quhet Qeveri Botërore. Programi bazë i këtyre institucioneve quhet program i “stabilizimit makroekonomik” dhe realizohet me anë të “axhustimit strukturor”, të cilat u imponohen vendeve të varfra nga ana e BB dhe FMN – si parakushte për rinegocimin e borxhit të tyre të jashtëm – duke çuar në varfërimin e qindra-milionë njerëzve e vendeve ku këto institucione janë të pranishme. Shihet se ndryshe nga fryma e marrëveshjeve të Bretton Woods-it, e cila për ata që e njohin dihet se ishte bazuar në “rindërtimin ekonomik” dhe në stabilitetin e kurseve kryesore të këmbimit valutor, programi i axhustimit strukturor të FMN dhe BB në pjesën më të madhe të vendeve ka kontribuar në destabilizimin e valutave kombëtare dhe ka shkatërruar ekonomitë e vendeve në rrugën e zhvillimit. Të gjithë e dimë se për këto shkaqe, fuqia e brendshme e blerjes ka pësuar një rënie të menjëhershme. Ne kemi qenë të pranishëm në vërshimin gati të zisë së bukës në vitet e para të tranzicionit; kemi parë se si struktura shëndetësore dhe shkollat kanë mbyllur dyert dhe mijëra fëmijëve u është mohuar ‘de facto’ e drejta për arsimin bazë. Le t’i shohim me radhë se kush janë hapat e hedhur nga BB dhe FMN.
5. “Receta” është e njëjtë: Regjim i buxhetit, liberalizim i shkëmbimeve valutore dhe privatizimi, hapa të cilat janë aplikuar njëkohësisht në më shumë se njëqind vende si Shqipëria nëpër botë. Kombet e varfra dhe ato debitore kanë hequr dorë nga sovraniteti i tyre ekonomik dhe nga kontrolli mbi politikën monetare e fiskale. Banka Qendrore dhe Ministria e Financave kalojnë në një proces të riorganizimit (shpesh nën kthetrat e burokracive vendase) dhe, me shpërbërjen e institucioneve të vjetra shtetërore, vendoset një “tutelë ekonomike”. Institucionet financiare ndërkombëtare instalojnë një “qeveri paralele”, e cila sillet me hipokrizi; shoqëria civile dhe vendet që nuk përshtaten me “normat e rendimentit”, të vendosura nga Fondi, përfundojnë në listën e zezë. Edhe pse ky adoptim bëhet në emër të “demokracisë” dhe të “qeverisjes”, programi i axhustimit strukturor kërkon një përforcim të aparatit të sigurimit të brendshëm e të represionit, kështu që represioni politik – me bashkëpunimin e elitës së vendeve të varfra – shërben si mbështetje për një proces paralel të “represionit ekonomik”. Edhe pse e ashtuquajtura “qeverisje demokratike” dhe zgjedhjet shumë partiake paraqesin dy kushte të tjera të imponuara nga këta kreditorë, natyra specifike e reformave ekonomike pengon një demokratizim të vërtetë, duke qenë se zbatimi i tyre në praktikë kërkon në mënyrë të pandryshueshme mbështetjen e forcimit të aparatit ushtarak dhe të shtetit autoritar. Axhustimi strukturor bëhet promotor i institucioneve pa prestigj popullor dhe i një demokracie të dobët parlamentare, të cilat nga ana e tyre kryejnë detyrën e mbështetësit për procesin e ristrukturimit ekonomik. Si rezultat i kësaj strategjie, në të gjithë Botën e Tretë është edhe sot një situatë e përgjithshme dëshpërimi shoqëror dhe ka një mungesë absolute të shpresave, për shkak të një ndërveprimi të forcave të egra të një tregu global. Ndaj edhe para krizës financiare shqiptare të vitit ’97 kishin ndodhur shpeshherë kryengritje popullore dhe revolta kundër programeve të axhustimeve strukturore, të cilat janë shtypur në disa raste edhe me brutalitet. Mjafton të përmendim vende si Tunizia më 1984, Nigeria në vitin 1989, Maroku në vitin 1990, Meksika jugore më 1993 (në indigjenët e Chapasit). Parë në këtë prizëm, pavarësisht nga truku i piramidave me të cilën qeveria e PD u mashtrua me shpresën se ishte duke parë një ëndërr të bukur të kapitalizmit me të ardhura pa djersë, kriza e shkaktuar nga kjo strategji e BB dhe FMN ndryshe nga vendet e tjera, u arrit të orientohej totalisht kundër qeverisë së PD, duke e kthyer krizën financiare edhe në një krizë të brendshme politike. Fondacione të tilla si ‘Populli’ (dhe bija e saj “Xhaferri”) me pronarë shqiptarë të ardhur nga emigracioni në SHBA, shkatërroi imazhin e dobët të kapitalizmit ‘alla berishian’ të përfaqësuar nga firma të etura për kapitale si “Vefa” dhe “Gjallica”, të cilat ishin pranë ish-Presidentit të atëhershëm Berisha (më kot ky është përpjekur të hiqej deri më 2005-ën si politikan me duar të pastra), duke u përpjekur të privatizonin me filozofinë “Shqipëria 1 euro” qysh në vitet ’90-të të gjithë ekonominë që la sistemi socialist. Por mungesa e legjislacionit, mungesa e kreditimit bankar, njohuritë e pakta mbi ligjësitë e kapitalizmit dhe një ‘opium shprese’ i dhënë me qëllim iluziv nga ish-guvernatori i atëhershëm Luniku, bënë që Berisha&Meksi të mos paraqisnin një vullnet të hekurt për t’i ndaluar piramidat financiare të cilat shkatërruan gjithë projektin ekonomik të PD-së në katër vjetët e parë të qeverisjes demokratike. Duke parë këtë plaçkitje kombëtare financiare nën nxitjen ose dijeninë e BB dhe FMN ose mekanizmave të tjera të inteligjencës, z.Berisha jo vetëm që nuk e ndali atë me parimin “më mirë vonë se sa kurrë”, por u hodh edhe vetë në detin e mashtrimit dhe i ktheu firmat e modelit të tij ekonomik në firma piramidale, si dhe krijoi firma të tilla ordinere si “Suden”, duke përdorur si mish për top personazhe të denja si për veprat e Balzakut, ashtu edhe ato të Molierit. Por të shohim më tej:
6. ‘Axhustimi strukturor’ çon në një lloj “gjenocidi ekonomik” të kryer nëpërmjet manipulimit me vendosmëri të forcave të tregut. Nëse krahasohen gjenocidi ekonomik me atë të ndodhur në periudha të ndryshme të historisë koloniale (ku spikat puna e detyrueshme dhe skllavëria), ndikimi i gjenocidit merr përmasa shkatërrimtare. Sot, p.sh, programet e axhustimit strukturor i interesojnë drejtpërdrejt mbijetesës të më shumë se katër miliardë personave në botë që asistohen nga BB dhe FMN. Aplikimi i programit të axhustimit strukturor në një numër të madh vendesh të veçanta debitore, favorizon “ndërkombëtarizimin” e politikës makroekonomike nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Fondit Monetar dhe të Bankës Botërore, që veprojnë në favor të interesave më të fuqishme politike dhe ekonomike (për Klubin e Londrës dhe Parisit, si dhe për G7). Kjo formë e re e sundimit politik dhe ekonomik nga ana e qeverive hije të BB dhe FMN – pra ky lloj “kolonializimi i tregut” – i vendos në radhë të dytë popujt dhe qeveritë në bazë të ndërveprimit të forcave të tregut, në pamje të jashtme neutrale. Burokratizmit ndërkombëtar me qendër në Uashington, kreditorët ndërkombëtarë dhe multinacionalët i kanë besuar detyrën që të hartojë një projekt ekonomik global, që prek mbijetesën e më shumë se 80 për qind të popullsisë botërore. Në asnjë periudhë tjetër historike tregu “i lirë” – me anë të instrumenteve makroekonomike vepruese në nivel botëror – nuk ka luajtur një rol kaq të rëndësishëm në plazmimin e fateve të kombeve “sovrane”. Pra, sipas këtyre teorive që mbron indirekt edhe z.Berisha, pas deklaratës së djeshme, ristrukturimi i ekonomisë botërore, nën udhëheqjen e institucioneve të Uashingtonit, u mohon gjithmonë e më shumë vendeve të varfra si Shqipëria, mundësinë për të ngritur në këmbë ekonominë kombëtare; ndërkombëtarizimi i politikës ekonomike i transformon vende si i yni, në territore ekonomike të hapura dhe ekonomitë kombëtare në “rezerva” të punës me kosto të ulët dhe “rezerva” të burimeve natyrore. Pra, aplikimi i ‘terapeutisë ekonomike shock’ të BB dhe FMN ka tendencë të ulë më tej çmimet botërore të mallrave, nga momenti që i detyron vende të veçanta si i yni që të orientojnë njëkohësisht ekonomitë e tyre kombëtare drejt një tregu botëror në tkurrje për nga monopolizimi i prodhimit, shërbimit dhe tregtimit. Por ky realitet i gjallë i varfërisë botërore fshihet gjithnjë e më shumë nëpërmjet manipulimit të qartë të statistikave të të ardhurave. BB për shembull, “vlerësonte” para pak kohësh se në Amerikën Latine dhe në zonën e Karaibeve vetëm 19 për qind e popullsisë është “e varfër”. Ky duket një shtrembërim i trashë, pasi që dihet se në Shtetet e Bashkuara, me të ardhura vjetore për frymë rreth 47.000 dollarë, një në pesë amerikanë vendoset (nga Zyra e Regjistrimit) poshtë kufirit të varfërisë.
7. Nëse një vend është i futur në borxhe (si Shqipëria me borxh mbi 60 % të GDP), FMN dhe BB mund ta detyrojë atë, nëpërmjet të ashtuquajturave “kushtëzime” që i shtohen marrëveshjeve për huat, që të riorientojë “në mënyrë të përshtatshme” politikën e tij makroekonomike, në pajtim me interesat e kreditorëve ndërkombëtarë. Objektivi konsiston nga një anë në forcimin e përligjjes së marrëdhënies që vendoset nëpërmjet shërbimit për borxhin dhe, nga ana tjetër, në mbajtjen e kombeve debitore në një këmishë të hekurt kufizuese që i pengon ato të përfshihen në një politikë ekonomike kombëtare të pavarur. Përballë diferencave të theksuara midis vendeve të ndryshme ku veprojnë BB dhe FMN, receta ekonomike është e njëjtë dhe aplikohet në nivel botëror. Përshtatja ndaj porosive të FMN a BB, nën formën e një pakete të masave për stabilizimin ekonomik, është jo vetëm kusht për të hyrë në huat e institucioneve shumëpalëshe, por u hap edhe “rrugën e lirë” Klubeve të Londrës dhe Parisit, investitorëve të huaj, bankave tregtare dhe donatorëve bilateralë. Eksperienca tregon se vendet që refuzojnë të pranojnë masat korrigjuese të Fondit, hasin në një sërë vështirësish për rinegocimin e borxhit të tyre dhe/ose në marrjen e huave të reja për zhvillim dhe për asistencë ndërkombëtare (këtu mund të fusim sot edhe Greqinë). FMN mban edhe instrumentet për të shkatërruar një ekonomi kombëtare, nëpërmjet bllokimit të kredive me afat të shkurtër. Parë në këtë këndvështrim, nga ana e BB dhe FMN kërkohen reforma thelbësore përpara se të negociohet një hua e lidhur me axhustimin strukturor. Qeveria duhet t’u japë atyre provën se është “seriozisht e impenjuar në procesin e reformave ekonomike”, përpara se të fillojë negocimin e vërtetë të huas. Ky proces shpesh kryhet në kontekstin e të ashtuquajturit “Programi-hije i FMN”, me të cilin Fondi jep linjat udhëheqëse politike dhe “asistencën teknike” pa mbështetjen formale të huas. Programi-Hije aplikohet në ato vende, reformat ekonomike të të cilave konsiderohen (në zhargonin e Fondit botëror) “jo në rrugën e duhur” (na kujtohet se si e pësoi Peruja e A. Fujimorit – 1990-‘91, ose Brazili nën presidencën e F. de Mello dhe I. Franco – 1990-‘94). Një “shërbim i kënaqshëm” brenda ‘Programit-Hije’ konsiderohet i nevojshëm dhe paraprak për negocimet formale të një huaje. Pasi është siguruar huaja, shërbimet monitorohen me kujdes mbi baza katërmujore nga institucionet e Uashingtonit. Pagesat mund të ndërpriten në çdo moment, nëse reformat nuk janë sipas BB “në rrugën e drejtë”; e dimë tashmë se në këtë rast vendi kthehet “në listën e zezë”, me rrezikun e reprezaljes në sektorët e tregtisë dhe të fluksit të kapitaleve. E rëndësishme, sipas kësaj teorie, është edhe shkatërrimi i monedhës së një kombi, si dhe shkatërrimi i investimeve shtetërore e operimi me OJF në drejtim të programit të ‘ndihmës për të varfrit’. Sipas teorisë konspiracioniste të mbrojtur indirekt nga z.Berisha, shkatërrimi i monedhës kombëtare është një nga objektivat kyçe të ndërhyrjes së FMN dhe BB: Zhvlerësimi, i kërkuar nga FMN, çon në rritje të menjëhershme të çmimeve dhe në një dobësim të dukshëm të të ardhurës reale, ndërsa në të njëjtën kohë telendiset në mënyrë po aq të fuqishme kostoja e punës. Zhvlerësimi i monedhës është parakusht për negocimin e një huaje të lidhur me ‘axhustimin strukturor’. Por nga ana tjetër, zhvlerësimi fuqizon inflacionin dhe ushqen “dollarizimin” e çmimeve të brendshme. FMN dhe BB i detyron qeveritë që të adoptojnë të ashtuquajturin “program anti-inflacionist”, të bazuar në “një rënie të kërkesës” të orkestruar nëpërmjet privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, shkurtimeve drastike të programeve në sektorin social dhe despecifikimin e pagave (heqja e indeksimit të tyre). Shpeshherë, për të arritur këtë objektiv, deklarohet e jashtëligjshme e drejta e grevës dhe mund të arrestohen eksponentët kryesorë sindikalistë. Si rezultat, në vendet e varfra, nivelet e pagave janë deri afro shtatëdhjetë herë më të vogla nga ato të vendeve të zhvilluara. Veç të tjerave, reformat i hapin rrugën kolapsit të investimeve publike. Vendosen “tavane” precize për çdo kategori shpenzimesh dhe shteti nuk është më i autorizuar të mobilizojë resurset e veta për ndërtimin e infrastrukturave publike, rrugëve, spitaleve e të tjera. Me fjalë të tjera, në këtë fazë të rënduar kreditorët jo vetëm bëhen “sekserë” të të gjitha projekteve të mëdha të investimeve publike në vendet e monitoruara, por edhe vendosin, në kontekstin e “Programit publik të investimeve” (Programi i hartuar prej teknikëve fallxhorë të BB), se çfarë lloj infrastrukture publike duhet ose nuk duhet të mbulohet nga fondet e “komunitetit të donatorëve”. Kontrolli mbi investimet publike, nga ana e donatorëve, jo vetëm kontribuon në çmobilizimin e resurseve të brendshme, por edhe në zgjerimin e debitit të jashtëm nëpërmjet sistemit të ofertave të sipërmarrjeve ndërkombëtare (dhe të “ankandeve”), që të gjithë ekzekutimin e projekteve të punëve të mëdha publike ua jep firmave ndërkombëtare të projektimit dhe të ndërtimit. Nëpërmjet pagesës për një gamë të gjerë konsulencash dhe për management-in, merret “ajka” e një sasie të madhe të hollash nga krediti. Kompanitë vendase të ndërtimit (publike ose private), përgjithësisht priren që të përjashtohen nga procesi i ankandit të sipërmarrjeve, edhe pse një pjesë e madhe e punimeve që do të ndërmerren, efektivisht do të kryhen nga vendasit (sepse fituesit ndërkombëtarë i drejtohen punës me kosto të ulët që është e disponueshme në vend) nëpërmjet marrëveshjeve të veçanta në nënsipërmarrje të kontraktuara me ndërmarrjet fituese shumëkombëshe. Por, si u zbatuan këto objektiva në Shqipëri në vitin ‘97? Këtë do ta shohim në numrin tjetër, meqenëse nuk kemi parë ndonjë përpjekje serioze për të analizuar në aspektin financiar e politik lidhjen e ngjarjeve tragjike të vitit ’97 me institucionet ndërkombëtare.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)