E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli duhet të dëshmojë se mund të bëhet kampion

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, e ka vënë në dyshim përkushtimin e Mario Balotellit te kombëtarja dhe ka kërkuar nga ai që të dëshmojë nëse mund të bëhet kampion.

Sulmuesi i Manchester Cityt mungoi në dy ndeshjet e para kualifikuese të Azurrëve për Kampionatin Botëror 2014, ndaj Bullgarisë dhe ndaj Maltës për shkak të ndërhyrjes kirurgjike në sy.

Mirëpo, tani 22-vjeçari është përfshirë në listën prej 27 futbollistëve që do të luajnë ndaj Armenisë dhe Danimarkës, ndërsa trajneri shpreson që SuperMario të dëshmojë kualitetin e tij.

“E pranoj se jam nervozuar me vendimin e Balotellit që t’i nënshtrohet operacionit në sy në javën kur zhvilloheshin dy ndeshjet e Italisë”.

“E kam ftuar për t’u përpjekur dhe vlerësuar nëse dëshiron të bëhet një kampion”, u ka thënë Prandelli gazetarëve.

(a.k/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›