Banka Boterore do te financoje 27 miliarde dollare per vendet ne zhvillim

Grupi i Bankës Botërore ka deklaruar se do të bëjë një financim prej 27 miliardë dollarësh gjatë dy viteve të ardhshme për vendet në zhvillim të Europës dhe Azisë qëndrore, të ndikuara nga efektet e krizës në Eurozonë. Në një deklaratë të presidentit të BB, Robert Zoellick, thuhet se Banka po zgjeron fondet në dispozicion për rajonin në mënyrë që këto vende të mbështeten në këto burime për t’i bërë ballë krizës.
Ndërkohë që efektet e krizës së Eurozonës në ekonomitë më të madha të Europës Perëndimore tërheqin pjesën më të madhe të vëmendjes në botë, kriza po dëmton gjithashtu edhe njerëzit në vendet në zhvillim të Europës Lindore, veçanërisht ata më të varfërit në Europën Qendrore dhe Juglindore," ka thënë Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick.
Kriza e borxhit në Eurozonë ka dëmtuar rajonin në tre drejtime, atë të financës, të tregtisë dhe remitancave dhe rëndësia e këtyre kanaleve varet nga karakteristikat individuale të këtyre vendeve
"Për shkak të lidhjeve të tyre të ngushtë me eurozonës, vendet në Evropën Qendrore dhe Juglindore ka të ngjarë të përballet me një ngadalësim ekonomik në 2012” është shprehur zëvendëspresidenti për Evropën dhe Azinë Qendrore, në Bankën Botërore.
Në deklaratën e tij, Grupi i Bankës Botërore ka theksuar se kontributi për rajonin e Europës dhe Azisë Qëndrore do të fokusohet në reformat strukturore dhe mbështetjen e sektorit privat për të ruajtur rritjen e investimeve, të ardhurave, dhe të punësimit, mbështetjen këshillimore dhe financiare për vendet me sisteme bankare të brishta, dhe mbrojtjen e më të rrezikuarve përmes forcimit rrjeteve të mbrojtjes sociale. Paralelisht, Grupi i Bankës Botërore po krijon partneritet edhe me bankat e tjera shumëpalëshe të zhvillimit për të nxitur bankat e Europës Perëndimore që të qëndrojnë në Europën Lindore dhe jo të heqin dorë nga rajoni.