Kameron:"Masa të guximshme" për daljen nga kriza

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se udhëheqësit e Bashkimit Evropian duhet të ndërmarrin “masa të guximshme” nëse duan që Evropa të tejkalojë problemet ekonomike.
Gajtë fjalës së tij në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos, Kameron u tha delegatëve se liderët evropianë duhet të dëshmojnë “udhëheqje” më të mirë.
“Ngatërresat këtu-atje nuk do t`i zgjidhin probleme”, ka theksuar Kameron, për të shtuar se “do të ishte çmenduri për Evropën nëse fut taksën mbi transaksionet financiare”.
Kameron mbajti fjalimin në ditën e dytë të konferencës vjetore, e cila po ndiqet nga më shumë se 2.600 delegatë, përfshirë udhëheqës botërorë politikë dhe drejtues të bizneseve.
Kriza e borxheve në Eurozonë dhe ndikimi i saj global janë në qendër të diskutimeve të të këtij viti në Davos të Zvicrës.