E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani protestat ne diten e 13-te manifestuesit sfidojne temperaturat e uleta

Kanë hyrë në ditën e tyre të 13-të protestat në Rumani. Me mijera persona çdo ditë kanë dalë në rrugë duke shfaqur zemërimin e tyre, duke sfiduar në këtë mënyrë dhe temperaturat nën zero dhe reshjet e dëborës.
Protestat e studentëve, punëtorëve dhe nëpunësve po zhvillohen në disa qytete rumune. Ata kërkojnë tërheqjen e kryeministrit, Emil Bok dhe të presidentit, Trajan Basesku, të cilët i akuzojnë se për shkak të politikës së tyre për kursim i detyrojnë të jetojnë nën kufirin e varfërisë. Presidenti më herët gjatë të mërkurës refuzoi që të japë dorëheqje, por pranoi se ka pasur gabime që kanë shkaktuar valën e protestave. Në fjalimin e tij i Basesku tha se Rumania ka nevojë për stabilitet. "Ne e dimë se ku jemi, dhe se çfarë duhet të bëjmë, në mënyrë që Rumania të përfitojë shansin e saj kur Europa dhe gjithë bota të largohet nga kriza “ – tha Basesku. "Nuk mundem të tërhiqem gjatë krizës"- shtoi ai .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›