Stimul për interesa të ulta kredie dhe shtim likuiditeti
26/01/2012 Banka e Shqipërisë uli normën bazë në 4.5 për qind brenda tre muajsh
Kur nuk janë mbushur ende tre muaj nga ulja e mëparshme e normës bazë të interesit Banka e Shqipërisë vendosi sërish të reduktojë edhe me 0,5 për qind koston e parasë në ekonomi, duke e çuar normën bazë të lekut në 4,5 për qind. Vendimi i marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë e çon këtë vlerë në minimumin e ri historik, nga 4.75% që ishte prej muajit nëntor. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, e motivoi vendimin me rënien e vazhdueshme të inflacionit dhe me nevojën e ekonomisë për nxitje monetare. Ky vendim sipas Fullanit synon të nxisë aktivitein ekonomik në vend, që sipas raportit të BSH- së në 6-mujorin e dytë të vitit 2011 shënoi rritje pozitive ndonëse nën potencialet e saj.
Pritshmëritë
Lëvizja e radhës ishte kërkuar nga një prej grupimeve më të mëdha në vend, Konfindustrisë, e cila ka kërkuar vazhdimin e politikës monetare për të bërë të mundur shtimin e likuiditetit në ekonomi. Kjo ulje synon të ndikojë akoma më shumë në rënien e normave të interesit në tregjet financiare, përfshi interesat e depozitave, të kredive dhe të borxhit publik, si dhe të stimulojë më shumë shpenzime në krahasim me kursimet. Guvernatori Fullani u shpreh megjithatë optimist se këtë vit ekonomia shqiptare mund të ketë rritje më të lartë se në vitin 2011, pavarësisht se do të ngelet ende nën potencialet e veta. “Zhvillimet negative në kontekstin botëror janë reflektuar me një rritje të pasigurisë së ekonomisë shqiptare dhe kanë ndikuar negativisht konsumin dhe investimet në vend. Një vendim i tillë ofron kushtet e përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit afatmesëm të inflacionit. Kjo lëvizje rrit njëkohësisht stimulin monetar dhe nxit në aktivitetin ekonomik në vend”, - tha Fullani. Sipas tij, ulja e konsumit nga qytetarët tani po frenon bizneset të investojnë. “Konsumi privat vazhdon të reflektojë një sjellje hezituese të konsumatorëve në kryerjen e shpenzimeve dhe orientimin e tyre drejt kursimit. Ecuria e dobët e shpenzimeve konsumatore dhe prania e kapaciteteve të pashfrytëzuara në ekonomi ka frenuar kërkesën e bizneseve për të kryer investime të reja. Paralelisht me të, rritja e kujdesit të bankave në kredidhënie, mund të ketë dekurajuar një pjesë të mirë të kërkesës së kredisë për investime”, - tha Fullani. Duke u ndalur në ecurinë e treguesve ekonomikë gjatë kësaj periudhe, ai nënvizoi se inflacioni në 6-mujorin e dytë 2011 shënoi nivelin 2,9% me një rënie prej 1,1 % kundrejt 6-mujorit paraardhës, duke u ankoruar brenda parashikimeve të BSH-së, eksportet shqiptare u rritën me 19.9 % dhe importet pësuan rënie.
Bankat dhe kërkesa
Fullani ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet dhe për këtë janë konstatuar bilance të shëndosha, hapësira të disponuara për stimul makro ekonomik dhe suksesin në ruajtjen e ekuilibrave. Gjatë fjalës së tij, Fullani theksoi se situata e likuiditetit në sistemin bankar është optimale, pasi depozitat janë rritur ndjeshëm dhe sistemi bankar reflekton qëndrueshmëri, fakt i cili, sipas guvernatorit të BSH-së, duhet të nxisë kredidhënien. Fullani tha se ecuria e kredisë për sektorin privat vazhdon të kushtëzohet nga një kërkesë e dobët e sektorit privat për kredi si dhe nga sjellja e kujdesshme e bankave në kredidhënie. Megjithëse bilancet e bankave janë përmirësuar dhe është shtuar likuiditeti, shtimi i kredive të këqija dhe pasiguritë për të ardhmen e ekonomisë, vazhdojnë të kushtëzojnë një sjellje konservatore të bankave në kredidhënie.