E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Boterore jep fonde per rehabilitimin e Portit te Sarandes

Banka Botërore po jep fonde për rehabilitimin e Portit të Sarandës dhe në bazë të udhëzimeve për prokurimet, u zhvillua tenderi ndërkombëtar, ku rezultoi fitues kompania greke “IONIOS”, e cila kishte ofruar një çmim prej 1 milion $ më të ulët se fondi limit i akorduar prej 6.7 milionë dollarësh.

Projektit për rehabilitimin e Portit të Sarandës ka për qëllim ndërtimin e një terminali të dedikuar për tragete pasagjerësh dhe anije lundruese.

Kompania greke “IONIOS sa construction”, ka fituar tenderin prej 4.7 milionë dollarësh për kryerjen e punimeve për rehabilitimin e portit të Sarandës.

Kompania u përzgjodh mes 6 kompanive të tjera, ajo ofroi një çmim më të ulët sesa fondi maksimal prej 6.7 milionë dollarësh që ishte parashikuar për rehabilitimin e këtij porti. .

Noka deklaroi se ky port tashmë do të funksionojë i ndarë për turistët dhe për aktivitetet ekonomike.

Realizimi i këtij projekti pritet të ndikojë në rritjen e turizmit duke lehtësuar eksesin e pasagjerëve dhe automjeteve në Shqipërinë e Jugut si dhe në rritjen ekonomisë lokale.

Projekti për rehabilitimin e portit të Sarandës do të financohet në masën 80% nga Banka Botërore dhe 20% nga qeveria shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›