E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoresha e BB-se Armitage i premton Berishes investime nga Banka

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Drejtoren e Bankës Botërore dhe Koordinatore Rajonale për Europën Jugore, zonjën Jane Armitage.
Kryeministri Berisha shprehu falenderimet për bashkëpunimin dhe ecurinë shumë të mirë të projekteve të financuara nga Banka Botërore në Shqipëri.

Ai theksoi se është bërë progres i dukshëm në ecurinë e projekteve në fusha të tilla si arsim, bujqësi, infrastrukturë, reformat ekonomike dhe sociale.

Në mënyrë të veçantë Kryeministri përmendi vëmendjen maksimale që i ka kushtuar reformës së menaxhimit të tokës dhe se Task Forca e drejtuar prej tij do të monitorojë në mënyrë rigoroze ecurinë e reformës si edhe të projektit të BB që e mbështet atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›