E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE Do japim mbeshtetjen per realizimin e reformes zgjedhore

OSBE-ODIHR shprehet se ka sinjale pozitive nga partitë politike në vend për realizimin e reformës zgjedhore dhe se do japë kontributin e saj në këtë proces.

Kreu i OSBE-së në Tirane, Eugen Volfart, theksoi sërish se partitë duhet të kontribuojnë për realizimin e reformave dhe se puna në Kuvend duhet të vijojë.

“Kemi sinjale pozitive nga partitë politike dhe ato duhet që të kontribuojnë për reformat. E rëndësishme është të vijojë puna në parlament. Ndryshim i Kodit Zgjedhor, para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013”, tha ai.

Por Volfart e cilësoi si të domosdoshëm edhe realizimin e reformës në sistemin gjyqësor në vend.

Duke shtuar më tej se nevojitet një reformë edhe në gjyqësor.

“Ka vonesa në proceset gjyqësore në Shqipëri”, tha ai.

Ndërsa lidhur me çështjen e barazisë gjinore, ai u shpreh se 12.5% e këshilltarëve të zgjedhur, janë gra dhe se ka një
rritje të këshilltareve në zonat rurale.

“Por partitë nuk e respektojnë kuotën gjinore dhe kemi më pak gra të zgjedhura sesa në 2007”, theksoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›