ISKSH miraton rritjen e pagave per mbi 11 mije punonjes te spitaleve
Mbi 11 mijë punonjës të spitaleve në mbarë vendin do të përfitojnë rritje page.
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka miratuar rritjen e pagave ne 15% për mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë” dhe atij “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Kështu, paga e shefave të shërbimeve me vjetërsi pune prej 25 vjetësh në këto institucione, shkon në 83 mijë lekë.
Ndërsa për shefat e reparteve në 7600 lekë dhe për mjekët në 6500 lekë.
Për shefat e shërbimeve në spitalet e tjera rritja është 5.5% - 5.85%.
Rritja e pagave nis që prej 15 korrikut 2011. Efektet financiare mbulohen nga ISKSH dhe arrijnë në rreth 25 milion lekë ose deri në fund të vitit, në shumën e 115 milion lekëve.
Rritje të pagës kanë përfituar edhe kryeinfermierët dhe infermierët, paga e të cilëve do të rritet përkatësisht me 1500 dhe 1150 lekë në muaj.