E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Boterore kredi per shtresat ne nevoje

Banka Botërore akordon një kredi prej 50 milionë dollarë, për shtresat në nevojë në Shqipëri, në kuadër të projektit për modernizimin e asistencës sociale. Kjo kredi do të shërbejë për zbutjen e varfërisë dhe të efekteve që vijnë nga kriza në Eurozonë. Marrëveshja për këtë kredi më terma të butë u nënshkrua nga ministri i Financave, Ridvan Bode dhe nga Përfaqësuesja e Bankës botërore në Shqipëri, Kseniya Lvovsky.

“Projekti i Modernizimit të Asistencës Sociale do të kontribuojë në pakësimin e varfërisë dhe cënueshmërisë përmes shërbimeve me të efektshme të asistencës sociale dhe do ta ndihmojë Shqipërinë të zbusë efektet e krizës së vazhdueshme në eurozone” tha Kseniya Lvovsky, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri.

Objektivi i Projektit është të mbështesë axhendën e reformave të qeverisë për përmirësimin e barazisë, eficencës dhe transparencës së programeve të asistencës sociale. Ai do të fokusohet kryesisht në programin e Ndihmës Ekonomike dhe atë të Asistencës për paaftësinë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›