E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Boterore mbeshtet me grante 151 shkolla

Me mbeshtetjen e Bankes Boterore respektivisht Projektit per Zhvillim Institucional 151 shkolla fillore dhe te mesme te Republikes se Kosoves perfitojne granteve shkollore te cilat kane per qellim ngritjen e cilesise ne procesin mesimor.

Ne nje ceremoni te organizuar sot MASHT-i ka filluar zbatimin e ketyre granteve. Me kete rast ministri i Arsimit Shkences dhe Teknologjise Enver Hoxhaj falenderoi Banken Boterore per mbeshtetjen e fuqishme qe po i jep arsimit ne Republiken e Kosoves.

Ai tha se cdo shkolle ne Kosove ka nje plan zhvillimor qe parasheh permiresimin e procesit te mesimdhenies dhe mesimnxenjes prandaj theksoi se permes mbeshtetjes se Bankes Boterore shkollave perfituese iu mundesohet sigurimi i mjeteve per mesim sigurimi i teksteve i transportit te nxenesve e te tjera.

Grantet shkollore te cilat grante jepen nga Banka Boterore synojne mbi te gjitha qe ta permiresojne cilesine ne mesimdhenie dhe me ate ti beje qytetaret e Kosoves te konkurrojne me te tjeret ne rajon me te tjeret ne Evrope dhe neve si shtet i dijes si shoqeri e dijes te na beje pjese e botes ne te cilen po jetojme. Per mua eshte nje nder i vecante qe ne 38 komuna te Kosoves 151 shkolla permes nje mbeshtetje te fuqishme financiare ka thene ministri Hoxhaj.

Ndersa menaxheri i Zyres se Bankes Boterore ne Kosoves Ranjit Nayak tha se Programi per zhvillimin e arsimit eshte nje projekt qe ka mbeshtetur Ministrine e Arsimit per decentralizimin e sistemit arsimor duke kaluar kompetencat nga niveli qendror ne ate komunal.

Me grantet per zhvillim te shkollave ky projekt ka per qellim ngritjen e cilesise ne arsim krijimin e nje mjedisi me te pershtatshem ne procesin mesimor. Jane rreth 700 shkolla qe kane marre grante si dhe mbi 300 mije nxenes kane perfituar nga kjo. Shkollat kane perfituar kabinete libra trajnime te mesuesve transportin e nxenesve dhe te tjera.

Ai ka shpjeguar se grantet do te fokusohen ne shkollat e mesme dhe ne rruge te vogla rurale me grante deri ne 10 mije euro per shkolla fillore dhe 15 mije euro per shkolla te mesme per implementimin e aktiviteteve te tyre. Sipas tij me e rendesishmja eshte se ky projekt do te jete i lidhur me aktivitetet per ngritjen e kapaciteteve te menaxhmentit te shkollave si dhe te prinderve per te planifikuar dhe zbatuar keto aktivitete.

Ndersa Alush Istogu drejtor i Departamentit te Arsimit Parauniversitar beri nje prezantim te hollesishem rreth procedurave te granteve per zhvillimin e shkollave. Ai theksoi shkollat do te ndihmohen ne realizimin e ketyre granteve dhe ne kete drejtim theksoi rolin e drejtorive komunale te arsimit. Ndersa Istogu tha se shkollat duhet te raportojne ne MASHT per te arriturat qe kane shenuar me ndihmen e granteve.

Nga 151 shkollat perfituese te granteve 126 jane shkolla fillore dhe 25 te mesme ndersa grantet do te ndahen ne dy raunde ne vlere prej rreth 1 milion e 600 mije euro njofton MASHT nepermes nje komunikate per shtyp.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›