Banka Botërore mbështetje Bashës për projektet në Tiranë
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti sot në një takim përfaqësuesen e Bankës Botërore për Shqipërinë, Ksenja Lvovski dhe grupin e ekspertëve, ku u ra dakord për bashkëpunim në disa prej prioriteteve më të rëndësishme dhe problematikave më të mprehta që ka kryeqyteti.
Ksenja Lvovski në emër të BB mbështeti axhendën e kryebashkiakut Basha për punësimin e të rinjve, Kryetari i Bashkisë i theksoi znj Lvovski se ky është prioriteti numër një i Bashkisë dhe i tiji personal.
Znj Lvovski u shpreh e gatshme të kontribuojë dhe të marrë pjesë në projekte strategjike të Bashkisë, si ndërtimi i Bulevardit të Ri të qytetit, deri tek Lumi i Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Basha i tha delegacionit se ky aks do të rrisë cilësinë e jetës dhe do të nxjerrë nga kushtet e papërshtatshme, një pjesë të rëndësishme të qytetit.
Lvovski siguroi Bashës se e sheh me interes ndërtimin e linjës së Tramvajit në Tiranë dhe është gati ta mbështesë këtë projekt.
(m.a/BalkanWeb)