E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, e përplas makina vdes në vend 42-vjecarja

KORCË- Përplaset nga automjeti, humb jetën një 42-vjecare në Korcë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Korcë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Belorta.

Sipas policisë gruaja Eli Mecolli, banore e zonës ka tentuar të kalojë rrugën, por është përplasur nga mjeti me targa të Korcës 46 36 B.

Si pasojë e plagëve të marra, gruaja ka humbur jetën, ndërkohë që policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit Jurgen Qarri. Mbetet i paqartësuar shkaku i këtij aksidenti.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›