E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, 30 ditë burg për avokatin, kërcënoi me telefon gjyqtarin

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e arrestit 30 ditë burg për avokatin Vangjel Muzina.

Avokati u dënua pasi akuzohet se ka kërcënuar me telefon gjykatësin H.peza.

Menjëherë pas marrjes së vendimit avokati Muzina ka reaguar duke konsideruarsi të padrejtë masën që gjykata e Durrësit ka marrë ndaj tij.

“Ngjarja është e inskenuar politikisht. Me mua doni të mbuloni vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë.”,- ka deklaruar avokati.

Ndërkohë ende nuk bëhen të ditura shkaqet e kërcënimeve të mundshme ngaj gjyqtarit H.Peza.

Të premten që shkoi në Vlorë u ekzekutua me tritol të telekomanduar gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë, Skerdilajd Konomi, ndërkohë që zyrtarë të larta të vendit kanë reaguar duke i kërkuar shteti që të marrë në mbrojtje punonjësit e drejtësisë në vend.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›